Hitzfeld provokon: Jemi gati për vërshëllima nga tifozët shqiptarë

11 Shtator 2012, 10:33Sport TEMA

Otmar Hitzfeld ka shtuar më tepër dozën e provokimeve para ndeshjes mes Zvicrës dhe Shqipërisë, duke deklaruar me siguri se në stadiumin e Lucernës do të ketë vërshëllima të shumta kundër përfaqësueses vendase nga tifozët shqiptarë.

“Kjo është një ndeshje në të cilën duhet të presim vërshëllima. Jam i sigurt se do të vërshëllehemi nga tifozët shqiptarë”, ishin fjalët e Hitzfeld i cili ka zgjedhur që të tregohet agresiv në fjalët e tij në mënyrë që të zgjojë nacionalizmin zviceran dhe që tifozët e skuadrës që drejton të arrijnë të konkurrojnë denjësisht me 6 mijë tifozët shqiptarë që priten në shkallët e stadiumit.

“Vërshëllimat e tyre do të na motivojnë. Sfida jonë është si kombëtare dhe tifozët tanë janë po aq të nevojshëm në këtë ndeshje. I bëj apel të gjithë tifozëve tanë të pranishëm që të na mbështetin të gjithë kohën. Kjo është edhe një sfidë në tribuna”, ishin fjalët e Hitzfeld rreth tifozerisë dhe atmosferës që pret në stadiumin e e Lucernës.

“Shqipëria luan shumë mirë këto sfidë të ngarkuara emocionalisht dhe nuk ka asgjë çfarë të humbë. Kështu duhet të presim që të na vënë nën trysni, sidomos falë mbështetjes së tifozëve”, tha trajneri i përfaqësueses zviverane.

Edhe Granit Xhaka duket se është i bindur që tifozët shqiptarë do të vërshëllejnë çdo prekje topi të shqiptarëve që luajnë për Zvicrën. “Mendoj se publiku do të na provokojë. Jemi me fat që luajmë në Lucernë dhe jo në Bazel. Atje është e sigurt se do të vinin 30 mijë tifozë shqiptarë në stadium”, tha mesfushori shqiptar i Zvicrës.

7 komente në “Hitzfeld provokon: Jemi gati për vërshëllima nga tifozët shqiptarë”

  1. Vllazni e Bashkim says:

    Per vershellima europjance mund te jesh, por jo oper tifozllek alla shqiptarce:
    http://fashionguests.blogspot.com/
    O sa mir me ken shqiptar o hej, o hej!

    1. Ndihmë says:

      Më ndihmon dot njeri që ta kuotoj?
      -Ndeshja luhet në Luzern apo Lucerne?
      Faleminderit.

  2. xhaferri says:

    Mir qe nuk luajm ne bazel thot xhaka se do na mbysnin SHQIPTRARET DO VININ TRIDHJET MIJ SHQIPTAR,po pse ke ndot dhe frik nga SHqiptaret more haramsez,e ndjen qe je i dhjer nga te gjitha krahet dhe nuk ke nga ja mban,po si thot i pa turpi, qe Zviceranet me mbajn per te huaj,bisht qeni do ngelesh ter jeten, se dhe SHQIPTARET NUK DO TE MBAJN PER SHQIPTAR KURR,dhe tek muri dhomes gjumit vej parrullen OH SA MIR ME QEN ZVICERAN, se me SHQIPNIN NUK te lidh me asgjo.

  3. Eri says:

    Uroj qe tifozeria shqiptare te jete ne maksimumin e vet.
    Te duartrokase 5-çen shqiptare te Zvicres dhe te mbeshtesin me zjarr kombetaren tone.
    Do tregojne injorance nese merren me ta.
    Shpresoj shume tek fisnikeria e tifozave Kuq e Zinj te Kosoves dhe po ashtu te Plisave te Maqedonise.

  4. nardi says:

    E pse mos te provokoje Hitzfeld. A nuk luajne shqiptaret kunder shqiptareve, si ne kohen e Turqise ku sulltani dergonte pashallare shqiptare per te shtypur shqiptare te tjere.

  5. TOMS says:

    Nuk jam dakord me ndezjen artificiale te situates nga traineret De Biazi dhe Hitcfield. Sfida eshte ne fushe dhe jo ne shkallet e stadiumit. Tifozet ne cdo kohe ate pune kane, te japin suportin moral per ekipin e zemres, por kjo mund te kaloje caqet llogjike kur i hidhet benzine zjarrit qe me pare. Per sa i perket futbollisteve kosovare qe luajne me Zvicren, mendoj se nuk duhen paragjykuar per zgjedhjen e tyre, sepse ata jane profesioniste dhe duhen respektuar. Une nuk e ve aspak ne dyshim patriotizmin e tyre, por jam i bindur se, pavaresisht nga cfare deklarojne, nuk do te kene performance maksimale dhe te mire. Xherdan Shaqiri do te zevendesohet, Granit Xhaka do te luaje dobet, kurse nga ana jone shpresoj te tregojme kulture ne shkallet e stadiumit. Nga ekipi dua te shoh nje ekip me personalitet dhe ne fund t’i lutemi Zotit te marrim nje rezultat pozitiv, mundesisht nje pike. Personalisht parandjenjen e kam per nje befasi te madhe. Do te jepja nje mendim: Te luante Gilman Lika dhe ne sulm te aktivizonim dy sulmues te mirefillte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje