Van Gal: Do ma presin kokën po dështova

13 Shtator 2012, 10:29Sport TEMA

Trajneri i Holandës, Luis Van Gal, deklaron se po ndërmerr një rrezik të madh duke afruar shumë fytyra të reja në radhët e përfaqësues që drejton. Ish-trajneri i Bajern Mynih, ka lënë jashtë skuadrës lojtarë të njohur dhe me eksperiencë si Rafael Van Der Vart, Nigel De Jong dhe Gregori Van Der Viel për ndeshjet kundër Turqisë dhe Hungarisë, duke preferuar emra të rinj dhe premtues si Zhordi Klasi, Rikardo Van Rhijn dhe Kevin Strotman.

“Eksperienca është e rëndësishme, por ti mund të kesh shumë eksperiencë që në moshën 16 apo 18 vjeç. Unë kam bërë që Sedorf të debutonte në moshën 16 vjeçare, Iniesta në moshën 17 vjeçare dhe Ksavi kur ishte 18”, tregoi Van Gal për faqen zyrtare të Federatës Holandeze.

“Është relativisht e lehtë të marrësh përsipër një rrezik kur je në drejtim të një klubi. Është shumë më e vështirë ta bësh një gjë të tillë kur je në një ekip kombëtar. E them këtë pasi nëse gjërat shkojnë keq, mua do të më presin kokën”.

Holanda regjistroi një fitore 2-0 ndaj Turqisë dhe një tjetër 4-1 ndaj Hungarisë në dy ndeshjet e para kualifikuese, rezultate që Van Gal i cilëson të kënaqshme.

“Tani kemi 6 pikë nga dy ndeshje, kemi shënuar 6 gola dhe pësuar vetëm 1. Në përgjithësi, duhet të jemi të kënaqur”, tha trajneri i përfaqësueses holandeze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje