Fabio Kapelo ka vlerësuar maksimalisht Radamel Falkaon, duke e cilësuar lojtarin më të mirë në botë për momentin.
“Në të gjithë karrierën time ka ekzistuar vetëm një lojtar i cili më ka bërë përshtypje aq sa Lionel Mesi që herën e parë që e pashë të luante dhe ai është Radamel Falkao. Ai është një sulmues i madh, jam i sigurt që aktualisht ai është numri 1”, tha trajneri italian në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta Dello Sport”.
Kapelo ka dhënë mendimet e tij mbi një nga duelet më të bukur të viteve të fundit në futbollin evropian, atë mes Real Madrid dhe Barcelonës. “Me 11 lojtarët më të mirë në fushë, këto skuadra janë të barabarta, por me zëvendësuesit fiton padyshim Reali”. Sipas tij, vetëm Mançester Siti ka zëvendësues kaq të mirë në mesfushë dhe sulm ashtu si madrilenët. “Më duket paradoks që ndeshja e parë në grupin e Ligës së Kampioneve do të jetë pikërisht Real-Mancester Siti dhe për më tepër një sfidë vendimtare”.
Nuk mund të mungonte një koment mbi dy trajnerët që i kanë shtuar shkëlqim duelit Real Madrid-Barcelona në vitet e fundit.
“Murinjo më pëlqen shumë pasi është solid, pragmatik dhe di të përshtatë sistemin e tij ndaj lojtarëve që ka në dispozicion dhe u nxjerr maksimumin. Ai është një psikolog i shkëlqyer në dhomat e zhveshjeve”.
“Guardiola, përveç faktit që ka fituar që në moshë të re, ka bërë edhe më shumë: ai ka arritur të shpikë dhe ta bësh këtë në futboll është shumë e vështirë. Aftësia për të rekuperuar topin në zonën e lartë falë presionit të lojtarëve të sulmit nuk ekzistonte më parë, të paktën në mënyrë aq perfekte”, deklaroi Kapelo.
Ja fut kot ky
Lojtar fantastik qe po i afrohet Mesit si per rendesi ashtu edhe per vlere. Bile po vazhdoi keshtu, do te jete njesh me Mesin edhe pse nuk kane te njejtat role. Falkao eshte nje falkua edhe ne loje ajrore, ku Messi(per shkak te shtatit te ulet)çalon. Messi nuk luan si sulmues i mirefillte ndersa Falkao po. Jo dhe aq te ngjashem por fantastike qe te dy. Per mua nese do te perpiloja me pike nje klasifikim nga 0 – 10 te 10 lojtareve me te mire ne Bote sot, do te vija keto nota:
Messi 10
Falkao 10
Iniesta 9,9
Xavi 9,8
Ronaldo 9,8
Benzema 9,5
Aguero 9,2
Ribery 9,0
Neymar 8,8
F. Llorente 8,6
KAPELO E ZE GJE NE GOJE RONALD-en ? jo. ATEHERE KAPELO E egzagjeron QE MOMENTALISHT E VENDOS FALKAON BARAZ me MESSIN. FALKAO eshte nje shi behari ,kurse YLLI I MESSIT KA SHNDRITUR TE PAKTEN PER 4 VJET ME TE NJEJTIN SHKELQIM . DO T’U them nje fakt : kush me gjen qe nga viti 1930 dhe deri me sot nje lojtar aq intuitiv dhe inteligjient si MESSI ?.NUK KA DHE ASNJERI NUK I AFROHET . MOS HARRONI NJE GJE QE MESSI NUK ESHTE SULMUES POR ESHTE I VENDOSUR SA NE MES-FUSHE DHE PAS SULMUESVE KRYESORE.
Jam dakord dhe e respektoj KAPELON ,BECKENBAUERIN , FERGUSONIN,ANCELOTIN ,PLATININE ,MULLERIN dhe te tjere qe kane folur me SUPERRELATIVA PER MESSIN
Mendimi im eshte ky: pas MESSIT nuk ka nr 2 ,3 ,4 ,por ….duhet filluar qe te numerohet nga numri 5 e mbrapa . N.Q.S. 10 ESHTE NOTA MAKSIMALE ,ATEHERE NUK KA AS 9 ,por le t’a fillojme nga 8 -ta. s Si mund te flitet per MESSIN KUR AI SIVJET THEU TE GJITHE REKORDET E VENDOSURA QE NE VITIN E LARGET 1925 ,PER NUMRIN E GOLAVE TE SHENUAR ,THEU REKORDIN NE PRIMERA DIVISIO PER TE GJITHE KOHERAT KUR SHENOI 50 GALA NE 34 NDESHJE . THEU REKORDIN E LEGJENDES MULLER NGA 67 NE 72 GOLA ,pa i zene ne goje qe theu dhe rekordin ne champions league duke shenuar plot 15 gola ,si asnje tjeter dhe duke shenuar 5 gola ne nje ndeshje. Ja ky eshte MESSI !!!
Falkao po te luante me Barcelonen do te dilte me dy gola per ndeshje. Une bishe me te forte se ai, ne zone, jashte zone, me kembe, me koke, nuk kam pare deri me sot. Bile eshte shume me i forte se Mesi edhe fizikisht, saqe s’ka mbrojtje ta ndale.
Bast qe ky per nje vit kap kuotat e Mesit edhe ne vleresim ekonomik – rroge, kontrata komerciale, vlere kartoni!