Kapiteni i Real Madrid, Iker Kazijas, ka zbuluar planet e tij për të mbyllur karrierën në klubin që ai ka përfaqësuar që fëmijë. 31 vjeçari ka debutuar në radhët e ekipit të parë në moshën 18 vjeçare dhe në 13 vjetorin e kësaj date, ai ka përsëritur dëshirën e tij për të qenë pjesë e klubit deri në ditën kur do të largohet nga futbolli i luajtur.
“Do të ishte realizimi i një ëndrre të përfundoja karrierën time në këtë klub. Kisha privilegjin që të filloja këtu kur isha vetëm 9 vjeç. Koha kalon shumë shpejt por unë jam shumë i lumtur me atë që Real Madrid më ka dhënë dhe të gjithë atë që unë kam mundur t’i jap klubit”, deklaroi Kazijas.
Duke luajtur 630 ndeshje me fanellën e Real Madrid, Kazijas ka fituar dy Liga Kampionesh, dy Kupa Ndërkontinentale, pesë tituj kampion Spanjë, një Kupë Mbreti, një Superkupë Evrope dhe 3 Superkupa Spanje. Nuk duhet harruar se gjatë kësaj kohe ai ka arritur të fitojë edhe një Kupë Bote dhe dy Kampionate Evropianë me fanellën e kombëtares së Spanjës.
“Kanë kaluar 13 vite por gjithmonë shpresohet që të vijnë shumë të tjerë më pas. Kontrata ime me klubin është deri sa të mbush 36 vjeç, por unë shpresoj që të largohem nga futbolli kur të jem 39”, u shpreh Kazijas.
Beji yzmet dhe nja dy vjet se ike per lesh bubi.
Gjithmon del nga n ji me i lire e me i mire se ty ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sali-united-best-buy-of-all-time.html
Na cate bithen o spanjoll. Keni 5 vjet qe po rrembeni cdo gje. Pse vetem per ju eshte kjo bot. Mir thot Sali tifozi me nalt, rri dhe 2 vjet dhe gris bithen. Kup bote dhe europe si zor se merr mo.