Juventusi vijon marshimin në Serinë A, Napoli e Lacio nuk i ndahen

16 Shtator 2012, 19:47Sport TEMA

Juventus, Napoli dhe Lacio janë tre skuadrat që aktualisht po kryesojnë me meritë Serinë A pasi kanë regjistruar fitore në të tre takimet e para të tyre. Edhe në ndeshjet e javës së tretë, këto tre ekipe janë treguar shumë më të forta se kundërshtarët respektiv, duke fituar me rezultatin e njëjtë 3-1.

Juventusi shënoi 3 herë në pjesën e dytë të ndeshjes për të përmbysur avantazhin e Xhenoas në pjesën e parë me Imobile. Xhakerini, Vuiçiniç me penallti dhe Asamoah arritën të mbanin kampionët në fuqi në vendin e parë në renditje galë golave të tyre.

Napoli tregoi të gjithë forcën e vet sulmuese përballë Parmës, duke konfirmuar se në këtë sezon ka pretendime të mëdha, ndonëse ka lënë të largohet një lojtar të rëndësishëm si Laveci. Kavani, Pandev dhe Insinje vulosën suksesin e jugorëve që tani duken shumë më të frikshëm se në sezonet e kaluara.

Ndërkohë, edhe kryeqytetasit e Lacios kanë shkëlqyer në suksesin kundër Kievos, sidomos Hernanes që shënoi dy gola, ndërsa të tretin e shënoi i zakonshmi Klose.

Megjithatë, rezultati më i bujshëm i javës është fitorja e 3-2 e Bolonja në fushën e Romës, duke vështirësuar situatën e trajnerit Zeman, i cili si gjithmonë premton shumë por nuk arrin të shfaqë në fushë të njëjtat vlera. Ndonëse Roma ishte në avantazh të dy golave me Florenci e Lamela, tre gola në 18 minutat e fundit të ndeshjes nga Xhilardino (2) e Diamanti, përmbysën rezultatin në favor të ekipit mik.

3 komente në “Juventusi vijon marshimin në Serinë A, Napoli e Lacio nuk i ndahen”

  1. ramy says:

    Forca Juve! Te gjithe ne rresht!!!!!!

    1. Trust says:

      Me penallti cdo ndeshje fiton edhe Kashari.

  2. Student says:

    E morem dhe kete vit kampionatin mesa duket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje