Ramon Kalderon, president i Real Madrid nga vitit 2006 deri në vitin 2009, ka komentuar mjaft negativisht deklaratat e bëra ditët e fundit nga Zhoze Murinjo kundër skuadrës. Sipas tij, ky fillim i dobët i sezonit dhe këto polemika, po bëjnë që Reali të humbasë prestigj në të gjithë botën.
“Mua më shqetëson shumë situata e Realit. Nuk është fillimi i dëshiruar i sezonit, edhe pse ka kohë mjaftueshëm për të rikuperuar. Nga jashtë duket sikur ka patur një relaks të tepruar nga skuadra. Ekipi është i njëjti me atë të sezonit të kaluar, me lojtarë të mëdhenj në përbërje dhe duhet që trajneri të shpjegojë arsyen e kësaj situate”, tha ai, duke i hedhur të gjithë fajin Zhoze Murinjos, të cilin e kritikon sepse po krijon polemika të panevojshme me lojtarët.
“Deklaratat e Murinjos as nuk ndihmojnë, e as nuk zgjidhin asgjë. Mund të ndodhë që me të drejtë një lojtar tani të dalë dhe të deklarojë që nuk kemi trajner, ashtu siç tha ai se nuk kishte skuadër. Më mirë të mendosh që humbje të tilla janë aksidente. E imagjinoj që lojtarëve nuk u kanë pëlqyer fjalët e Murinjos”.
“Trajneri nuk i pranon lehtë gabimet, pavarësisht asaj që thotë se faji është i të gjithëve, por duke i shtuar gjithmonë fraza sikur nuk ka përqendrim apo lojtarët e kanë mendjen te shtypi rozë. Gjëja më e mirë është thjesht të pranosh që ke humbur dhe të përgëzosh kundërshtarin. Një mënyrë e të fituarit është edhe të tregosh që di të humbësh me nder”.
Në fund nuk mund të mungonin fjalët edhe për Kristiano Ronaldon, blerjen që ai realizoi para se të largohej nga drejtimi i skuadrës madrilene.
“Kur nënshkruam kontratën për blerjen e tij, mendonim se është më i rëndësishëm se Mesi. Kristiano nuk ka ndryshuar. Ai ka shpesh një sjellje që mund të mos u pëlqejë njerëzve, por është një lojtar i jashtëzakonshëm”, përfundoi Kalderon që përgatitet të hedhë përsëri kandidaturën për president kundër Florentino Perez në zgjedhjet e ardhshme.
Shume i sakte ish-presidenti i Realit.
TURP ,PER ekipin e MBRETEROREVE qe i ka vene perpara si bagetite nje QELBESIRE ,NJE RRUGAC NJE WAGABOND ,NJE SKIZOFREN ,qe erdhi tek REALI vetem PER TE RRAHUR BARCEN !! PO me cfare ? Se BARCA per 3-4 vjety e ka degjeneruar REALIN e MURINJOS. BARCELON KETO 4 Vitet e fundit e ka kthyer futbollin ne SHKENCE EGZAKTE . AJO KA BERE REVOLUCIONIN ME TE MADH QE ESHTE BERE NDONJEHERE NE FUTBOLL NE BOTE . MURINJOS i lumte sendeviza e tij eshte PERCA e SUNDO . Kur te iki MURINJUA DO LERE MBAS TOKEN E DJEGUR. TURP per lojtaret SPANJOLLE TE REALIT QE PERDOREN NGA MURINJUA DUKE U BARAZUAR ME MAJMUNIN P E P E , TE TILLE SI SERGIO RAMOS (PIS ) dhe SKUTHI XABI ALONSO qe ka nje fytyre krimineli. VETEM NJE ZOTNI NUK PO ARRIN DOT T’A SUNDOJE PALACUA MURINJO -IKER KASIJAS , por dhe atij po ja gjen ilacin sepse do qe t’a transferoje. Por nje fjale e urte thote qe : CFARE U KE BERE TE TJEREVE DO TE TE BEJNE TY ,por dhe NJE ME SHUME . KAM DESHIRE QE TE RRIJE MURINJUA QE TE DISKREDITOHET ,sepse me ckam vene re keto 4-5 javet e para MURINJUA me duket se i ka gjetur mire DRUTE nga TITO VILANOVA . TITUA NUK ESHTE DHE AQ XHENTLEMAM SI GUARDIOLA ,DHE PER KETE MURRASHI e sheh qe i ka HASUR SHARRA NE GOZHDE. KU T.A DISH MBASE E KA CYTUR AI RONALDE–n qe te hedh vickela ,sepse me sa duket MURINJUA KERKON TE LEVIZE POR ME PERPARA DO QE TE SISTEMOJE “DOBICIN eTIJ .
Ne Reali nuk ka ndryshim ne taktiken e lojes,eshte po ai qe ka qene.Me kete taktik nuk mund te fitoje me skuadra me nivel mesatar.Pergjigjesine per kete e ka Murinjua.