David Silva është shumë pranë një rinovimi të ri faraonik të kontratës ekzistuese me Mançester Sitin, nga e cila do të përfitojë 200 mijë paund në javë. Klubi ka kaluar thuajse gjithë verën duke negociuar me lojtarin për ta bindur që të qëndrojë te Siti edhe për 5 vitet e ardhshme, pasi ai cilësohet si një futbollistëve më të talentuar në qarkullim në Evropë.
Fillimisht, kërkesat e larta financiare kishin bërë që marrëveshja të qëndronte në vendnumëro, por me emërimin e shefit të ri ekzekutiv, Ferran Soriano, gjërat kanë ecur në rrugën e duhur dhe pritet që palët të nënshkruajnë brenda dy javëve të ardhshme.
Real Madrid kishte shprehur vazhdimisht interes për lojtarin gjatë verës dhe më sa është mësuar, u ka kërkuar përfaqësuesve të futbollistit që të lajmërohet nëse ka probleme në diskutimet me klubin. Edhe David Silva ka qenë në dijeni të interesimit të madrilenëve dhe nuk do ta kishte hedhur poshtë idenë e kthimit në Spanjë, po të mos ishte për sheikët që kanë blinduar lojtarin duke pranuar kërkesat e tij financiare.
Në këtë mënyrë, ai do të përfitojë aq sa futbollistët e tjerë kryesorë të ekipit si Karlos Tevez, Jaja Ture dhe Vinsent Kompani. Bonuset e tjera në kontratën e tij bëjnë të mundur që në rast suksesi të vazhdueshëm në kampionat dhe në Ligën e Kampioneve, rroga e tij të kalojë 250 mijë paund në javë.
ke keto rroga po degjenrohet bota ne gjithe globin.nuk ka me kuptim jeta u be gjithcka para.eshte pak shpjet po do ja degjoni kengen gjithes botes .gjera te temrrshme do ndodhin keto jane shenjat e para.