Mesfushori i Çelsit, Frenk Lampard, është treguar mjaft i kujdesshëm duke folur për kundërshtarin e radhës në Ligë n e Kampioneve, Juventusin. Dy palët takohen të mërkurën në ndeshjen e parë të fazës në grupe të Ligës së Kampioneve dhe secila palë kërkon që të fillojë sa më mirë këtë turne.
“Çdo vit turneu bëhet më i vështirë. Real Madrid dhe Barcelona janë më të fortë se kurrë por ne duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të bëjmë më të mirën pasi është ndeshja e parë në grup. Ndeshja ndaj Juventusit nuk do të jetë aspak e lehtë. Ata janë një skuadër e fortë që është pjesë e historisë së futbollit”.
“Vitin e kaluar ata fituan Serinë A pa asnjë humbje, kanë investuar shumë dhe në mënyrën e duhur, ndaj do të jenë të vështirë për t’u mundur”, tha lojtari që pak muaj më parë ngriti lart trofeun e Ligës së Kampioneve në radhët e londinezëve.
Ai zbuloi se ndeshjet që i kishin pëlqyer më shumë nga marshi triumfal i një viti më parë ishin gjysmëfinalet kundër Barcelonës, ndërsa zbulon se suksesi nuk ka bërë që të zhduket dëshira e tij për fitore.
“Dy ndeshjet kundër Barcelonës në gjysmëfinalet e sezonit të kaluar kanë qenë më entuziazmueset e edicionit. Është diçka fantastike të mbash trofeun dhe të kesh një medalje në raftin e kujtimeve, por kjo nuk do të thotë se do jemi të qetë. Meqë ia dolëm mbanë një herë, përse të mos e bëjmë përsëri një gjë tillë?”, tha mesfushori duke treguar qartë ambiciet që ka klubi i tij.
Jam tifoz i JUVENTUSIT ,POR KY JUVENTUS ESHTE EKIPI ME I KEQ QE UNE KAM PARE NDONJEHERE . NUK KA ASGJE TERHEQESE ..LAMPARD TREGOHET DIPLLOMAT ,POR FITON LEHTESISHT CHELSEA .
@TOTILA: Si eshte ekipi me i keq kur nuk njeh humbje qe 42 ndeshje…apo ndoshta e keni harruar juventusin qe disa vite dhe jeni mesuar me Barcelonen e Real Madridin qe luajne loje kryesisht individuale…Juventus luan loje ekipore dhe po tregohet mjafte e forte deri tani.
O TOTILA, ti je tifoz i Juventusit, por me sa shikoj te pelqen ndonje here te behesh tifoz me ekipe te tjera.
Edhe une jam Tifoz me Juventusin por skam si flas keq per Juventusin, se e kam ekip zemre. Juventusi e mbylli kampionatin pa as edhe nje humbje dhe ti thua qe seshte gje. Me duket se sje mire.
Juventusi eshte nje ekip qe te tere dridhen kur u del perpara.
O TOTILA TOPJA TI THUA QE JE TFOZ I JUVENTUSIT UNE MENDOJ SE KJO NUK ESHTE E VERTETE KUR TA ZESH EDHE NJEHERE JUVEN NE GOJE LAJE ATE EKIPI I ZEMRES NUK SHAHET SIKUR EDHE 100 ME 0 TE MUNDET, PO TA THEM UNE QE JUVENTUSI DO FITOJE NE LONDER POR DO U HYJNE DRITHERIMAT EKIPEVE TE TJERA