Mançini: Me një Fiat nuk fitohet, me një Ferrari po

18 Shtator 2012, 11:14Sport TEMA

Roberto Mançini ka treguar me bindje të plotë se Mançester Siti është në gjendje të fitojë Ligën e Kampioneve, duke  krahasuar atë me një Ferrari. Ndonëse ka rënë në “grupin e vdekjes”, duke patur përballë rivalë si Real Madrid (me të cilin ndeshet sot), Borusia Dortmund dhe Ajaks, trajneri i kampionëve të Anglisë nuk ka ngurruar të shprehë hapur ambiciet e tij dhe të klubit ku bën pjesë.

“Nëse nisën një Ferrari mund të fitosh. Ne nisnim makina Fiat (te Interi) dhe nuk është aq e thjeshtë. Por tani ne nisim Ferrari. Kemi një skuadër të mirë dhe luajmë së bashku prej disa vitesh. Jam i sigurt se do ta fitojmë këtë trofe në të ardhmen. Nuk di ta them me saktësi kur, por ky klub do e fitojë Ligën e Kampioneve”.

Ndonëse ndeshja ndaj Realit luhet në “Santiago Bernabeu”, Mançini premton se skuadra e tij nuk do të luajë në mbrojtje për të kërkuar një barazim, por do të ruajë mentalitetin sulmues të viteve të fundit.

“Nëse na jepet shansi, duhet të shënojmë. Një barazim do të ishte një rezultat i mirë, por mentaliteti ynë nuk është të mbrohemi, nuk e kemi një mentalitet të tillë. Nëse do të shfaqesh mirë, duhet të sulmosh shumë mirë dhe të luash futboll. Kjo është ajo që do të bëjmë ne”.

“Viti i kaluar ishte një eksperiencë e mirë për ne. Zhvilluam një fazë të mirë në grup por nuk ishte mjaftueshëm. Mendoj se tani kemi një grup më të fortë, por kjo do të thotë se do të jetë e vështirë për të gjitha skuadrat. Për momentin mendoj se më e rëndësishmja është të shkojmë në fazën e eliminimit direkt”, tregoi tekniku italian i Mançester Sitit./lajmeshqip

2 komente në “Mançini: Me një Fiat nuk fitohet, me një Ferrari po”

  1. test says:

    ai Fiati ( Interi ) qe thua zotrote u nis ne 2010 dhe i mori te gjitha..
    fitoi tripleten ( Champions, Serie A dhe Copa Italia ).
    Ekipi behet me lojtare me zemer dhe jo lojtare me por…e.
    e rendesishme eshte te kesh karburant…
    Ku do shkoje Ferrari pa karburant…hic gjekundi…cdo fitoje…hic gjesendi ?

  2. hashimi says:

    More si shum po fryjet ky Mançua po harroj ky se kapjonatin e mori ne sekonden e fundit ti lutet Zotit qe u be nje mbrekulli qe mori kapjonatin se do ishte ne pensjon sot po thot do fitoj kete apo ate po shan dhe Interin qe nuk krasojet kurr me Sitin se beri ate qe pak ekipe e kan ber ne bot .Rri urt ore burr se do fluturosh po se fitove se Sheiket nuk te falin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje