Humbja me Seviljen është shoqëruar me debate mjaft të ashpra në dhomat e zhveshjes së Real Madrid, siç ka zbuluar nga burime pranë klubit faqja spanjolle Grada360.com. Sipas saj, Murinjo ka qenë i pari që ka kritikuar hapur lojtarët që në momentin kur ka shkelur në dhomat e zhveshjeve.
“Jam unë që do të shkoj në konferencën për shtyp, jo ju! Nuk do të kursej askënd! Meqë ju nuk jeni në gjendje të më mbroni në fushën e lojës, atëherë do të mbroj veten”, ka thënë ai para se të largohet duhej përplasur derën.
Menjëherë, ka qenë kapiteni Kazijas që ka marrë fjalën. “Çfarë na ka ndodhur? Jemi Real Madrid!”, ishte ulërima e tij, që mori përgjigje të menjëhershme nga Higuain. “Ajo që na ka ndodhur është se na mungon oksigjeni, kemi vështirësi të marrim frymë”, ishin fjalët e sulmuesit, duke iu referuar përgatitjes së dobët fizike të skuadrës.
Por pastaj fjalën e ka marrë Serxho Ramos i cili ka qenë direkt me shumë prej shokëve të skuadrës. “Nuk duhet të ndodhë që një person si Ksabi Alsonso të marrë përsipër gjithçka mbi trupin e tij, pasi i duhet të vrapojë për katër prej jush që nuk bëni asgjë”, ishin fjalët e tij drejtuar repartit të avancuar.
Duke dalë nga stadiumi, ndihmësi i Murinjos, Aitor Karanka, ka qenë protagonist i një skene tjetër, kur ka parë Higuain dhe Benzema të cilët po qeshnin me njëri-tjetrin ndërsa po i afroheshin autobusit të skuadrës. “Ndahuni nga njëri-tjetri, në heshtje dhe qetësi, përndryshe e gjithë bota do të na kritikojë”, ishin fjalët e tij ndaj sulmuesve.
Por pas kthimit në hotel, vetë Murinjo është munduar që të normalizojë situatën, ndërsa në orët e para të mëngjesit ka mbajtur një mbledhje në hollin e hotelit me disa nga lojtarët më të besuar si Ksabi Alonso, Pepe e Kristiano Ronaldo për të sqaruar situatën e rëndë të krijuar në skuadër pas shpërthimit të tij.
Ajo qe n’a mungon eshte oksigjeni, kemi nevojë per frymë, duke ju referuar pergatitjes se dobet fizike!!!
Jo vetem qe jane thashetheme dhe hipoteza, po Tema analizon, nxjerr dhe konkluzione mbi bazen e thashethemeve….imagjinoni se ku eshte e verteta ketu!!
Mos perktheni artikuj me google se dim ta bejme vête ate pune.