Adriano Galiani ka pranuar se ka “prerë në besë” Zlatan Ibrahimoviç, duke e detyruar praktikisht që të transferohet në radhët e PSZH. Në një intervistë të dhënë për “France Football”, administratori i kuqezinjve ka pranuar se sulmuesi suedez nuk i flet më që në momentin kur është larguar drejt Parisit.
“Ai dëshironte të qëndronte te Milani dhe që në momentin kur ka shkuar te Paris Sent Zhërmen, nuk më flet më”, tha Galiani, duke vlerësuar faktin se pavarësisht kësaj situate, Ibrahimoviç nuk ka shprehur asnjëherë publikisht polemika ndaj skuadrës italiane.
“Në fundin e kampionatit të kaluar, erdhi te unë bashkë me menaxherin Raiola. I sigurova se do të qëndronte me ne por pastaj klubi mori vendime të tjera dhe ai u shit te PSZH. Nuk kem mbajtur fjalën që i kam dhënë, ndaj Ibra ka të drejtë”, vijoi administratori i kuqezinjve.
Ky pohim i tij ndryshon krejtësisht situatën e imagjinuar deri tani nga tifozët e Milanit, të cilët e cilësuan “mercenar” lojtarin pas largimit të tij nga radhët e skuadrës italiane. Me sa duket nuk ka qenë thirrja e parave ajo që ka çuar Ibrahimoviç drejt PSZH por vetë insistimi i Milanit që ka dashur të heqë qafe rrogën e tij të lartë.
Lojtar i talentuar por pertac e oportunist. Prandaj e hoqi qafe dhe Barca.
Po Pirlo? i tille ishte.