Problemet e jetës së sulmuesit brazilian Adriano janë të njohura për të gjithë. Abuzimi me alkoolin, mbipesha dhe një depresion i thellë shkatërruan karrierën e një sulmuesi që mund të bëhej një prej më të fortëve të të gjitha kohërave. Por askush nuk e dinte që lojtari ka menduar seriozisht të kryente vetëvrasje në sezonin 2008-2009, i fundit në radhët e Interit, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur kurajën për të kryer gjestin ekstrem.
Zbulimin e ka bërë vetë lojtari nëpërmjet një autobiografie të shpërndarë nga “Globoesporte”. Sipas kësaj autobiografie, këto mendime ai i ka ndarë vetëm me nënën e tij.
“Askush nuk e di se çfarë po kaloj. Askush nuk është brenda meje. Po mendoj të vras veten”, janë fjalët që ai i ka drejtuar nënës së tij.
Zonja Rosilda, nëna e Adrianos, ka mbetur e tronditur nga një pohim i tillë. “Po çfarë të mungon? Përse e mendon një gjë të tillë?”, ishin fjalët e saj.
“Nuk e di. Ka ditë në të cilat nuk vras veten vetëm duke menduar por ty. Kur më vijnë këto mendime, mendoj vetëm për ty. Ndjej mungesën e familjes time”, kanë qenë fjalët e lojtarit në këtë dialog me nënën e tij, pak kohë pasi babai i sulmuesit ishte ndarë nga jeta dhe ky cilësohet shkaku kryesor i depresionit të Adrianos./lajmeshqip
Mjaftonte te nderronte spaciatorin.