Ia vjedhin fanellën në mesin e fushës, ndërsa festonte golin (VIDEO)

19 Shtator 2012, 12:25Sport TEMA

Futbollisti i ekipit turk Kasimpashës, Pinto Pablo, shënoi golin e tretë për ekipin e tij dhe për këtë arsye festoi gjatë, duke hequr edhe fanellën. Pas këtij momenti, ai u afrua tek tifozët dhe një prej tyre u përpoq t’ja merrte me forcë fanellën, por nuk ja arriti dot.

Pas kësaj, Pinto Pablo festoi me bashkëlojtarët e vet në mesin e fushës. Në këto momente ka shkuar një tifoz, i cili ja ka marrë fanellën nga dora dhe është larguar me vrap. Pavarësisht se është kapur nga forcat e sigurisë, ai ka mundur ta hedhë fanellën në tribunë, e cila është marrë nga miqtë e tij.

http://youtu.be/o8nFFSnxPeg

1 komente në “Ia vjedhin fanellën në mesin e fushës, ndërsa festonte golin (VIDEO)”

  1. test says:

    ej po dhe keta jepja fanellen tifozit…
    nuk kane bluze rezerve…ta kishte marre direkte nga dhomat e zhveshjes…
    ca gallate…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje