Dërgohet në FIFA deklarata e yjeve të futbollit kosovar

19 Shtator 2012, 12:41Sport TEMA

Të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, përfshirë presidentin Sep Blater, kanë marrë dje në duart e tyre një deklaratë të përbashkët të firmosur nga yjet e futbollit kosovar të cilët kërkojnë nëpërmjet saj të drejtën e Kosovës për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare futbolli.

Sipas asaj që ka konfirmuar për mediat kosovare Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, në këtë shkresë gjenden firmat e emrave më të njohur, duke filluar nga tre kosovarët që luajnë për Zvicrën: Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Granit Xhaka.

Ajo është firmosur edhe nga lojtarët kosovarë që luajnë me fanellën e përfaqësues shqiptare të futbollit, ku aktualisht janë 8 të tillë që në ndeshjet e fundit janë veshur kuqezi: Lorik Cana, Armend Dallku, Mërgim Mavraj, Samir Ujkani, Alban Meha, Burim Kukeli, Etrit Berisha dhe Ahmed Januzi.

Firmën e saj në këtë deklaratë e ka hedhur edhe futbollistja e famshme kosovare që luan për Gjermaninë, Fatmire Bajramaj.

Që nga muaji maj, FIFA ka vendosur që përfaqësuesja kosovare e futbollit mund të luajë ndeshje ndërkombëtare por për momentin, ky vendim është i ngrirë pasi janë ende të papërcaktuar modalitetet e këtij vendimi. Debati ka lindur për arsye se ky vendim i KE të FIFA-s ka ndeshur në refuzimin e UEFA-s, e cila nuk është gati të pranojë që Kosova të luajë në arenën ndërkombëtare.

Nëse Kosova do të fillojë të luajë ndeshje ndërkombëtare me përfaqësuesen e saj të futbollit, ku cilësohet si hapi i parë konkret për anëtarësimin me të drejta të plota të FIFA dhe UEFA, ndonëse do të duhet shumë kohë për realizimin e një objektivi të tillë.

9 komente në “Dërgohet në FIFA deklarata e yjeve të futbollit kosovar”

  1. PATRIOTI says:

    Ja pra ketu duket qarte se kush eshte me te vertete patriot.
    Lexova qe ne facebook, ka percarje midis tifozave shqiptare per ceshtjen Xhaka vs Duka!
    Kjo ehste ajo qe duan diktatoret, te percajne e te sundojne!
    Mos gaboni vellezer! KOmbetarja eshet e jona dhe jo e Bersiheve, Dukeve, Thaceve!
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/xhaka-vs-armand-duka.html

  2. fiku says:

    i vetmi person qe e pengon kete eshte francezo-serbi Mishel Platini. Ai duhet te shpallet person non grata ne shqiperi dhe kosove, vecse kam frike se do te vije perseri ne shqiperi dhe do t’i kerkoje mbeshtetjen per voten e shqiperise mikut te tij te idealeve Armando Duka

  3. ar says:

    Pergjigje per shkrimin “Ke tradhetuan”

    Ju pershendes te gjitheve ju MODERNISTAVE dashamires!Po ta vini re gjithmone fajin e ka nje i trete! Fajin se kam une,fajin se ke ti (as Merua),fajin e ka komshiu! Keshtu pra keshtu.
    Qe thoni ju,keta cunat nuk na paskan ardh me lujt me Shqiperine se Shqiperia nuk po evropianizohet.Po mo vlla,ca thu ti! Se mos bo gafe ta perqafosh familjen tende (baben,nonen,motren,vellain) po nuk kane kostum Armani apo varese Swarovski,se po ishin katunare eeee… Harroje!!! Shqiperia dhe Kosova jane plot me katunare mre, ene kryeministrat i kena katunare! Ik o pirdhu me gjithe Shqiperi! Keshtu pra keshtu!
    Keta cunat e Zvicres qe thu ti,nuk na paskan ardh me lujt me Shqiperine se Federata e Futbollit qenka e korruptuar,jo vetem nga shqiptaret por edhe nga evropianet e mutit (Platini!). Dmth nuk ke pse ta duash qytetin apo fshatin tend (apo ku jetojne gjysherit e tu),sepse kur ti (kushdoqofsh) deshe te ikje emigrant ne Evrope,shteti shqiptar dhe ambasadat e huaja atje te kerkonin leke per nje vize. E ti more malet,varken apo trenin eee,keshtu apo jo!Pthuuu,te dhjefsha Shqiperine te dhjefsha!
    Qe thoni ju,keta cunat e Zvicres nuk na paskan ardh me lujt me Shqiperine,se na paskan zbulu qe 4 futbolliste te ekipit tone jane shqiptare Shqiperie (dmth shqiprinar) dhe 7 futbolliste jane shqiptare Kosove (dmth kosovar). Kuc he dreq,kuc,kuc!Po ne s’jena te gjithe njesoj mre,ne jena ca te bardhe e ca te zinj, po jo kuqezinj! A e more vesht,oj ky! Ma n’fund na u hapen syte dhe veshet,e kuptum si osht puna or ti! Keshtu pra,keshtu na ka thon Merua!
    Keta cunat e Zvicres nuk na paskan ardh me lujt me Shqiperine,a e dini pse!? Se ata kane dashur te veshin ngjyrat e kuqe,pune e modhe se ishin te Zvicres,po ishin te kuqe ama. Jo si keta tanet,qe kishin veshur ngjyrat e grekut dhe te serbit. Turp,turp! Pthuuu! Eeee jane te zgjut cunat,lale! Keshtu ka thone Merua.Dmth ballistet ishin veshur si partizane,qe partizanet qe ishin veshur si balliste ti merrnin si partizane qe ishin veshur si partizane. Eheee sa ka zanoti!
    Qe ti biem shkurt,cunat tane te Zvicres nuk e dine dhe nuk ja kane idene se c’behet per evropianizimin e Shqiperise dhe te Kosoves (megjithe deshiren e mire qe mund te kene),nuk e dine fare se c’behet me federatat shqiptare te futbollit (edhe nese dergojne ca topa dhurate),nuk i kuptojne e as duan t’ia dine fare per politikat e Sali funderrines,Edi kokmodhit apo cdo Meroje dredharaku. Thjesht cunat luajne futboll,bejne punen e tyre si profesioniste dhe jane te perqendruar te ajo.Sa me lart te shkojne,aq me shume na behet qejfi, se na nderojne edhe ne me kete rast. Nga ana profesionale dhe e interesit personal (leket dmth) duket se ata e kane zgjidhur problemin.Apo jo? Se mos ka ndonjeri dyshim per kete,se ju nevojitet psikologu pastaj! Lojtaret e bejne karieren dhe parane ne clubet e tyre dhe ata jane te gjithe ne klube te medha,eee!? Nuk jane duke pritur nga ekipet kombetare ta bejne kete. Por ceshja e zgjedhjes se ekipit kombetar nuk ka te beje fare me profesionalizmin,por eshte ceshtje NDJESIE!Kuptuat,apo a’haa! Kjo eshte ceshtje vetjake e cunave. Nese eshte e vertete qe ata jane shqiptare dhe nuk duan(apo nuk munden!?) te perfaqesojne Shqiperine kjo nuk eshte ceshtja jote,as e imja,as e Meros! Kjo eshte ceshtje e tyre.Ata nuk tradhetuan as ty,as mua,as Shqiperine.Nuk e kuptoni ke!? Ende jo!? Mmmm… ATA TRADHETUAN VETVETEN!
    Ti (kushdoqofsh) cfare zgjedhje do beje ne nje rast te tille? Pergjigjiu vehtes jo mua,as te tjereve,as Merrrove.
    Keshtu pra,keshtu!Juve modernisteve te fillimit tani ne fund po ju jap nje mbiemer tjeter : MODERNISTE TE PJERDHUR ose ndryshe koktrashe fatkeqe! Se qe thoni ju,ky Agua (me falni ky Merua),kushedi si e ka patur hallin ky dhe ja ka mbytur me kot Merua!!!

  4. TAULANT says:

    ka shume arsye madhore per bashkimin kombetar.Gjithsesi futbolli eshte nje arsye me shume(ndoshta e vogel ne krahasim me te tjerat) per te nxituar per kete bashkim.

    1. burreli says:

      Jo kurre mos ardhte ajo dite.

      1. raimondi says:

        Ajo dite do vije shume shpejt , nderkaq qe ju do ju hedhim ne det

  5. Ben Chicago says:

    i uroj kosovareve te kene ekipin e tyre kombetar dhe te aktivizohen ne eliminatoret per kampionatin e ardhshem europian te futbollit.

    1. Ben Chicago says:

      Analfabet komunist ,Kosova dhe Shqiperia do kene 1 kombetare se jane 1 komb, doni apo nuk doni ju pjellat e kuqe.

      1. ar says:

        Pjellat e kuqe luftuan dhe e cliruan Kosoven,ndersa ju pjellat e zeza po luftoni per komb kosovar! Pthuu bajgat e Saliut!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje