Zënkë e egër mes Alegrit dhe Inzagit, ja dialogu

21 Shtator 2012, 10:29Sport TEMA

Tensionohet më shumë situata te Milani pas një incidenti mjaft të veçantë, një zënke mes trajnerit Masimiliano Alegri dhe atij që përshkruhet si zëvendësuesi i tij, Filipo Inzagi. Tekniku aktual i Milanit ka qenë dje i pranishëm në ambientet e fushës stërvitore të Milanit për të parë stërvitjen të lojtarëve të akademisë që drejtohen pikërisht nga Inzagi dhe pas shtrëngimit të duarve ka nisur një dialog aspak i këndshëm.

“A është e vërtetë që do të më vjedhësh vendin e punës?”, ka qenë batuta ironike që Alegri ka bërë ndaj ish-lojtarit të tij, që në momentet e para që janë takuar, ndërsa ky i fundit nuk ka përtuar të përgjigjet menjëherë.

“Unë po mundohem, të paktën hakmerrem për të gjithë ato herët që më ke lënë në pankinë!”. Në këtë moment, Alegri ka vijuar me batutat. “Duhet të ushqehesh ende me shumë bukë dhe bar në fushë…”, raportohen nga të pranishmit të kenë qenë fjalët e tjera të trajnerit, ndërsa më pas të dy kanë shkëmbyer disa sharje.

Pasi lajmi u përhap me shpejtësi në mediat italiane, të dy kanë përgënjeshtruar menjëherë të ketë patur ndonjë përplasje mes tyre, ndonëse Alegri ka konfirmuar se ishte në stërvitje dhe ka takuar Inzagin.

Ndonëse edhe administratori Galiani është munduar të qetësojë situatën duke deklaruar se trajneri dhe ish-sulmuesi thjesht kishin shkëmbyer disa batuta, mediat italiane raportojnë se presidenti Berluskoni është irrituar me situatën e krijuar.

Mediat italiane raportojnë se ai po bëhet gati të bëjë një ofertë të parefuzueshme për Pep Guardiolën, në mënyrë që të afrojë menjëherë ish-trajnerin e katalanasve te skuadra e tij dhe të largojë Alegrin, i cili nuk e ka bindur kurrë plotësisht pavarësisht titullit kampion të fituar dy vite më parë.

4 komente në “Zënkë e egër mes Alegrit dhe Inzagit, ja dialogu”

  1. Sali=Geddaf says:

    Pordh me rigon, Guardiola eshte zgjedhur si pasardhesi i Ser Alex Ferguson tek Manchesteri, ka pasur takime per kete gje, vitin tjeter Ferguson terhiqet dhe ne vend te tij shkon Guardiola.

    1. voica says:

      Sir Alex do ja leje Lippi-it, per te cilin vdes se e ka shume per zemer, ose ndonje mjeshtri tjeter italian.
      Mund te me thuash nje vlere prej trajneri te Guardioles?
      Bashkohem me mendimet e Trustit dhe Babe Dudes.

  2. trust_no1 says:

    Mund ta marresh Guardiolen po me kusht qe te marresh edhe gjysme e Barces me ne krye Mesin.

    1. Babe Dud Kar Bunara says:

      Ha ha ha, e drejte “trust_no1”
      Barca funksionon si e tere, ne grup. Elementet vec e vec nuk mund te arrijne kurre Barcen e ketyre viteve te fundit!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sali-united-best-buy-of-all-time.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje