Bundesliga gjermane kërkon karton të gjelbër në futboll

20 Shtator 2012, 10:41Sport TEMA

Federata e Futbollit e Gjermanisë i ka konfirmuar pezullimin mesfushorit ofensiv të Hannoverit, Szabolsc Huszti. Hungarezi kishte hequr fanellën dhe ishte ngjitur në telat rrethues për të festuar golin e fitores për Hannoverin (3:2) në ndeshjen e fundjavës kundër Werder Bremenit. Ai për heqjen e fanellës ishte ndëshkuar me karton të verdhë, ndërsa për ngjitjen te tifozët  me një të verdhë tjetër dhe do të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Hoffenheimit.

“Këtë e prisnim”, ka thënë drejtori sportiv i Hannoverit, Joerg Schmadtke.

Por, ky rast ka krijuar bujë në Bundesligën gjermane. Një pjesë e madhe e skuadrave të Bundesligës po kërkojnë që përveç kartonit të verdhë e të kuq, të prezantohet edhe kartoni i gjelbër. Ky karton të jepej për thyerje më të lehta të rregullave, si rasti i mësipërm, shkruan Koha.

Si shembull është rasti në hokej: në këtë sport lojtari duhet të dalë dy minuta jashtë lojës për një karton të gjelbër.

1 komente në “Bundesliga gjermane kërkon karton të gjelbër në futboll”

  1. Gurrakuqi says:

    Ne hockey s’ka karton te gjelber. Lojtaret qe marrin penallti (penalizohen per thyerje rregullash), dalin nga loja ose per 2 min, 4 min ose 5 min.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje