Berluskoni: Më vjen turp nga ky Milan, do ta shes

20 Shtator 2012, 11:14Sport TEMA

Silvio Berluskonit nuk i ka pëlqyer fare ky fillimsezoni nga Milani, aq sa është shprehur se i vjen turp nga ekipi i vet. Aq sa, sipas “La Stampa, Berluskoni është shprehur se nëse dikush do ta kërkojë Milanin, është gati që ta shesë.

“Çfarë spektakli i shëmtuar, çfarë turpi”, mësohet se ka thënë Berluskoni pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Anderlehtit, ku Milani barazoi 0-0, në një ndeshje zhgënjyese.

“Nëse do të gjej dikë që dëshiron ta blejë Milanin, do ta shes menjëherë”, ka vijuar të shfryjë Berluskoni.

Situata tek Milani është nga më të vështirat në dekadat e fundit. Ekipi milanez ka bërë nisjen më të keqe të kampionatit, duke humbur dy ndeshje radhazi në shtëpinë e vet, gjë që nuk ndodhte prej 82 vitesh.

Për këtë arsye, trajneri Alegri është shumë pranë shkarkimit. Berluskoni i ka vënë afat deri në ndeshjen derbi me Interin, më 7 tetor. Nëse gjërat nuk kanë ndryshuar deri atëherë, Alegri do të pushohet.

11 komente në “Berluskoni: Më vjen turp nga ky Milan, do ta shes”

  1. kapo says:

    E mo silvio dhe ti spo do me hedh mo lek ne kete kohe krize e

  2. liburni says:

    Normalisht..ti vetem shet lojtaret,vetem per te fituar para,dhe kerkon te jesh i pari ne nivel me te tjeret qe kane investuar shume,nuk ndodh kjo i dashur berlusco,ose ishte loje e jotja se doja ta shitje pasi kishe marre fitimin.Limoni i shtrydhur nuk nxjerr me…/

  3. Gersa says:

    Hahaha ja u beri daljen edhe presidenti Sa keq ?

  4. Rezi says:

    Rezart Taci eshte gati ta bleje. kete rradhe e ka seriozisht

  5. Shkodran says:

    E shiti apo akoma!? Mendoni se do ta shese?

  6. Shit shit silvio ,,e qia fanellen milanin beje golf .
    Me paret e milanit bej nji harem qe ti tregosh europes
    se kush eshte filozofia e ksaj bote.

  7. FORZA MILAN says:

    po ti e katandise ne kete gjendje o te qifsha Barbaren

  8. Italia says:

    Si e katandisi ekonomine italiane ky pwrvers, jam I sigurte qe eshte gati ta shese dhe italine.
    Sporti eshte pasqyre e ekonomise.
    Kur ishte rusi shtet, kishte sport.
    Tani eshte kina shtet.

  9. Sali Kari says:

    Iku koha e Barezit dhe Maldinit, Berlusko te numeroi yjet, edhe dy vjet as Rezart Taci nuk ja blen me Milanin, Fuck berluskoni, fuck rezat Taci

    1. xhino says:

      Taci nuk ka cfare blen or jo.E gjitha eshte me paramendim,e ke gabim kur thua qe per dy vjet nuk e blen asnje Milanin,perkundrazi kur klubi mos kete me borxhe,dhe kete vit nuk do te kete se shiti Thiagon dhe Ibren,atehere behet me interesant per investitoret e huaj.Eshte gjithçka e paramenduar,sigurisht qe nuk do te jete Taçi(une si tifoz i Milanit uroj qe jo)por nuk i dihet mund te jene arab(pse jo te FLY EMIRATES) ose GazProm per tye cilen eshte folur edhe me pare,ose mund te jete nje grup biznesmenesh italiane me ne krye Gallianin dhe Briatoren,megjithate keto qe po ndodhin jane nje sinjal,qe Berusconi se shpejti do e shese ekipin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje