Kamoranezi dënohet për një faull të vitit 1994

21 Shtator 2012, 16:45Sport TEMA

Gjykata e Lartë e provincës së Buenos Aires ka konfirmuar se ka dënuar futbollistin Mauro German Kamoranezi me dëmshpërblimin e një lojtari kundërshtar të cilin e dëmtoi në mënyrë të rëndë në vitin 1994.

Mesfushori që u shpall kampion bote me Italinë në vitin 2006 dhe aktualisht një lojtar i Racing Avelaneda, duhet t’i paguajë 50 mijë euro plus interesat vjetore lojtarit Roberto Pizo, një kundërshtar të cilin e dëmtoi me ndërhyrjen e tij 18 vite më parë kur luanin në Ligat Rajonale të të rinjve të Mar Del Plata.

Kamoranezi ishte dënuar në Gjykatën e Shkallës së Parë që në vitin 2010 për ngjarjen që ndodhi kur ai luante me fanellën e Aldosivi, ndërsa Pizo me atë të Alvarado. Pizo atëherë ishte 18 vjeçar dhe për të interesohej Racing Avelaneda, por dëmtimi në kaviljen e majtë i shkatërroi karrierën pasi ai humbi 39% të forcës së këmbës, sipas raportit mjekësor.

Në ndryshim nga Pizo, karriera e Kamoranezit pati një rritje graduale, pasi nga radhët e Aldosivi, ai luajti në ekipet meksikane të Santos Laguna dhe Kruz Azul, uruguaianët e Montevideo Uonderers, argjentinasit e Banfild, italianët e Hellas Verona dhe Juventus (288 ndeshje nga 2003 deri në 2007), për të mbyllur karrierën në Evropë me Shtutgart, para kthimit në Argjentinë ku iu bashkua Lanus në vitin 2011. 35 vjeçari u transferua te Racing Avelaneda vetëm pak muaj më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje