Drejtuesit e Barcelonës kanë bërë të ditur se po planifikojnë t’i ofrojnë Lionel Mesit një kontratë të re pasi duan të shpërblejnë argjentinasin për formën e shkëlqyer dhe kontributin e tij.
25 vjeçari ka edhe 4 vite të mbetura në akordin e tij aktual me klubin, por presidenti Sandro Rosell shpresoj që fituesi i trefishtë i “Topit të Artë” të pranojë një përmirësim të kontratës ekzistuese, në mënyrë që të zgjatet qëndrimi i tij në “Kamp Nou”.
“Kontrata ekzistuese përfundon në vitin 2016, por do të ishte papërgjegjshmëri të mos përmirësonim kontratën e tij. Duhet të mendohen gjëra të tilla. Aktualisht nuk kemi planifikuar gjë, por kjo është një makinë në lëvizje dhe gjërat ndryshojnë në çdo moment”, tha ai për “Radio Catalunya”.
“Stafi teknik mendon për të dielën e radhës, ne shohim më larg dhe marrim në konsideratë vendimet për të ardhmen e largët. Tani duhet të fillojë puna për kontratën që do të hyjë në fuqi nga viti 2016 e tutje”, tregoi ai.
Presidenti i Barcelonës ka bërë të qartë se një nga lojtarët që do të dëshironte të mbante në klub ishte padyshim kapiteni Pujol, ndonëse kontrata e këtij të fundit përfundon në këtë sezon.
“Pujol është një ikonë, një legjendë. Ne do të ishim shumë të lumtur nëse ai do të mbyllte karrierën e tij te Barcelona”, deklaroi Rosell.
Ai djale e meriton te peshohet me flori,sic i themi ne shqiptaret!Futbolli eshte bere edhe me teper nje sport teper zbavites dhe ndiqet nga nje numur i pallogaritshem spektatoresh,si neper stadiume(sidomos ne Spanje, ku ato mbushen plot e perplot),ashtu edhe para ekraneve te televizoreve.Shoqerite Televizive qe transmetojne ndeshjet e skuadrave te medha spanjolle si Barcelona dhe Reali i Madridit,duket qarte aktualisht se paguajne shuma te medha per te marre te drejten e transmetimit te ketyre ndeshjeve sepse kerkohen te ndiqen nga miliona spektatore e tifoze,pikerisht per spektaklin e madh qe ofrojne lojtare te tille si Liolin Mesi e Inestia,Ronaldo e Kasias,etj. Kohet e fundit kanalet Televizive amerikane qe transmetojne ndeshje te futbollit te Spanjes nuk i ofrojne me ato falas,por i tatojne spektatoret me pagesen e abonimit,pavaresisht se edhe ashtu falas fitonin nga reklamat qe jepnin dhe sponsorizimet e kompanive me te medha amerikane.Prandaj dua te them qe lojtare si Mesi e Ronaldo duhen peshuar me flori,sepse i kane kembet e arta!
GJENIALITETI I MESSIT qendron ne faktin se ai eshte TEPER-TEPER-TEPER I THJESHTE . AI NA ZBAVIT DHE NA HEQ STRESET.
SIC E THA DHE RONALDO (BRAZILIANI) – MESSI TE BEN PER VETE……
Kur shikoj Mesin ne loje haroj fare qe ekziston ne bote nje monster si Sal-i Berisha.
Mesi eshte padyshim me i miri por mua nuk me pelqen sepse Mesi eshte nje rakitik qe mbahet gjalle me ilace. Atij nuk i prodhon Hipofiza hormonin e rritjes dhe ja japin artificialisht. Mesi eshte nje arritje e shkencave gjenetike dhe mjekesore por qe nuk duhej lejuar te lozte futboll.
Sa per Barcelonen, ajo mund te rrahe cdo ekip por mua ai lloj futbolli nuk me pelqen. Mua te gjitha ndeshjet e Barcelones me duken njelloj, cic mice qe te merzisin, asnje vrapim atletik ne fushe, asnje dyluftim force, asnje pasim i gjate, pa gjuajtje nga larg… Nje futboll qe me duket si nje lloj tallavaje ne sport. Leri pastaj stimulimet per te cilat spanjollet dhe sidomos Barcelona jane mjeshtra.
E di qe do turreni te gjithe te thoni te kunderten por merreni me qete, lexoni cfare kam shkruar dhe reflektoni ne se jane te verteta apo jo.
Nuk e marr vesh kete hormonin e rritjes?AI eshte 23 vjec i ka ikur koha e rritjes atij meshkujt rriten deri me 21 vjec.Se eshte i shkurter nuk do te thote gje dhe Maradona i shkurter qe nuk ma do mendja se e mbanin me ilace.Po qe per pune hipofize merre dhe ti artificialisht hipofizen dhe luaj pastaj futboll si messi.Pa lidhje ky komenti jot.