Tenisti spanjoll, Rafael Nadal vazhdon të ketë probleme dhe nuk luan prej tre muajsh. Dëmtimi i gjatë e ka çuar spanjollin në pesimizën, dhe ai madje mendon edhe një tërheqje të parakohshme nga terrenet e tenisit.Nadal mund ta përfundojë shumë më shpejt nga sa ishte menduar karrierën e tij. Dëmtimi në gju duket se e ka detyruar spanjollin, aktualisht numrin 4 në botë, që të mendojë për një largim nga sporti.
“Nuk e di ende për sa kohë do të luaj tenis, po mendohem për shumë gjëra”, ka qenë deklarata befasuese e lëshuar nga Nadal, në një ceremoni të zhvilluar në Madrid, ku ai merrte trofeun e personazhit sportiv më të dashur në Spanjë.
SA KEQ …