Nicolai “Nico” Calabria të mërkurën mbrëma në Massachusetts shënoi një prej golave më të bukur. Ky gol nuk ishte i bukur për faktin se gjuajti fuqishëm me këmbë apo me kokë, por për faktin se Calabria ka vetëm një këmbë dhe ai shënoi një prej golave më akrobatik të sezonit të futbollit, transmeton KD shkrimin e Yahoo sports. Calabria është lojtar i skuadrës së shkollës së mesme të Massachusettsit, Concord-Carlisle. Ai ishte kapiten i të rinjve, ndërsa tani është ngritur te të rriturit. Ai po ashtu është mundës për Patriotsat dhe atë mjaft i spikatur madje.
Gjitha këto gjëra Calabria i bën me një këmbë, që është një arritje e madhe. Calabria nuk e ka këmbën e djathtë.
Në fushën e futbollit Calabria ndihmon balancën me paterica. Për befasi, mungesa e njërës këmbë nuk e pengon atë që të jetë pjesë e aksioneve në ndeshje, siç u pa edhe në festimin e tij të golit në fitoren 9:0 ndaj skuadrës Newton. Ai luajti me lojtarë me aftësi të plota.
Si arriti të shënonte golin është edhe më mbresëlënëse. Ai i balancuar me paterica u vendos brenda zonës dhe priste një ekzekutim nga këndi. Ajo që pasoi ishte spektakolare. Ai u hodh në ajër me këmbën e tij duke e goditur topin me vole dhe duke shënuar.
Pa dyshim ishte njëri prej golave më të bukur këtë sezonit.
http://youtu.be/gtS3SETufME
Te lumte!
ta marim ne kombetaren tone,a thua e ka pare duka
sa njerez kullufa komentojne ketu””!