Vilanova: Mesi do të jetë më i miri në histori

22 Shtator 2012, 11:46Sport TEMA

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, beson se Lionel Mesi është në rrugën e duhur për t’u bërë futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve dhe ka zbuluar se të gjithë në klub shpresojnë që argjentinasi të qëndrojë mes katalanasve deri në fundin e karrierës së tij.

Presidenti i katalanasve, Sandro Rosell, konfirmoi këtë javë se klubi po planifikonte t’i propozonte lojtarit rinovimin e kontratës ekzistuese dhe zgjatjen e saj përtej vitit 2016 dhe Vilanova është i lumtur nëse Mesi do të vazhdojë gjithmonë te Barcelona.

“Ai është më i miri në botë. Nëse nuk është ende më i miri në historinë e futbollit, ai do të bëhet i tillë. Për të gjithë te Barça do të ishte një gëzim i madh ta kishim këtu deri në fundin e karrierës së tij. Nuk do të shihni më një futbollist si Mesi”, tha tekniku katalanas.

Më pas, Vilanova sqaroi se bashkë me ekipin po i shihnin ndeshjet me radhë, duke i dhënë prioritet takimit që luhet sot kundër Granada para ndeshjes “El Clasico” që luhet me 7 tetor.

“Unë nuk mendoj aspak për “El Clasico”. Ajo që më shqetëson është të siguroj 15 pikë nga 15 të mundshme në këtë fundjavë. Vitet e fundit nuk është arritur shpesh ky objektiv ndaj në mendjen time është vetëm Granada”, vijoi trajneri i cili tha se do të vendoste vetëm para ndeshjes se kush do të luante në qendër të mbrojtjes pas dëmtimeve të Pujol e Pike.

“Bartra ka ardhur nga akademia te ekipi i parë pasi ka cilësi dhe jo sepse kështu është kontrata e tij, ndaj është një opsion për të luajtur. Por mund të zgjedh të aktivizoj përsëri Song në këtë pozicion pasi ai ka aftësi ta mbulojë këtë rol. Jam çuditur nga ai, pasi kuptoi gjithçka menjëherë sapo ia thashë”, shpjegoi Vilanova.

3 komente në “Vilanova: Mesi do të jetë më i miri në histori”

  1. TOTILA says:

    JO DO TE BEHET ME I MIRI NE HISTORI por MESSI qe tani eshte bere ME I MIRI NE FUTBOLL PER TE GJITHE KOHERAT !!!!!!

  2. milani says:

    Me te vertete eshte me i miri i te gjitha koherave

  3. hollandezi says:

    c’ja fusni kot edhe ju.Sa shpejt e bete “zot”edhe “mbret” pleshtin.
    per tu bere Maradone dhe Pele duhet te kesh mender bythe e jo te presesh se mos te japin ndonje titull si ky “me i miri”keshtu kane thene edhe per dhjetra te tjere qe tani jane ne pension,brilante te jashtezakonshem si krujf,van basten,myller,beke,kaixha,romario,zidan e te tjere,por ata te dy jane atje lart,duhet kohe edhe fuqi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje