Kaos me stadiumin, shtyhet Kaljari-Roma

23 Shtator 2012, 14:27Sport TEMA

Ndeshja e javës së katërt të Serisë A mes Kaljarit dhe Romës nuk do të luhet, pas urdhrit që ka dhënë Prefektura e Kaljarit, e cila është përgjegjëse për garantimin sigurisë në impiantin e qytetit. “Molla e sherrit” për këtë çështje është pikërisht stadiumi “Is Arneas”, i cili gjatë një inspektimi të vitit të kaluar është vlerësuar si jashtë norme dhe nuk lejohet që të ketë tifozë në shkallët e tij gjatë ndeshjeve.

Por urdhrin e prefektit para ndeshjes me Romën e ka sfiduar presidenti i Kaljarit, Çelino, i cili u bëri thirrje të gjithë tifozëve të shkonin në stadium siç ishte e drejta e tyre, për të parë skuadrën e zemrës. Në një situatë të tillë, prefekti ka vendosur përfundimisht që ndeshja në fjalë të mos luhet deri në një urdhër të dytë, duke bërë që ajo të shtyhet pa afat.

Vendimi është marrë pas një mbledhje të Prefekturës që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të policisë. Këta të fundit kanë argumentuar se ndeshja duhej shtyrë pasi thirrja e klubit ndaj tifozëve mund të sillte prishjen e rendit publik.

Sipas rregullores, përgjegjës për këtë situatë mund të cilësohet presidenti i skuadrës së Kaljarit e si rrjedhojë, Roma mund ta fitojë takimin 3-0 në tavolinë.

Stadiumi u cilësua jashtë normave që në fundin sezonit të kaluar dhe Kaljari u detyrua të luante shumë ndeshje jashtë fushës së vet. Por tani Çelino ka vendosur të kthejë përsëri skuadrën në qytet dhe kjo ka sjellë përplasjen e radhës mes tij me autoritetet lokale. /lajmeshqip

1 komente në “Kaos me stadiumin, shtyhet Kaljari-Roma”

  1. rudi says:

    ik mor cellino se na i gerrice koqet!!!!!i urrej padronet…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje