Fushat e futbollit në Brazil janë shpesh skena të momenteve të madhërishme dhe spektakleve të mëdha, por edhe e skenave të pazakonta.
Ekipi Ponte Pore, i ligës së tretë braziliane, udhëhiqte me rezultatin 1:0 kundër Cox-it, lojtarët e të cilit vazhdimisht po sulmonin në përfundim të ndeshjes.
Gjatë një sulmi në krahun e majtë dhe një rasti për gol, papritmas u shfaq mjeku i klubit të Ponte Pores, i cili bëri ‘detyrën’ e një super mbrojtësi, pasi ia hoqi topin nga këmbët sulmuesit të Coxit, i cili ishte ballë përballë me portierin e Pores dhe me këtë reagim, mjeku evitoi rrezikun para portës së ekipit të tij.
Porta u mbrojt, por lojtarët e të dy klubeve edhe vetë pyesnin se çfarë ndodhi, sikundër edhe gjyqtari, i cili nuk e dinte se si të sillej në këto rrethana.
ky osht tamom “varjanti sal”!
Hahaha, sa i lezecem , dhe me kova ne duar ishte me i vemendshem se mbrojtesit.
Jo per ndonje gje po ka tru me shume..