Për pak ditë Kosovës mund t’i lejohet të luajë ndeshje miqësore në futboll. Ky vendim nuk po pritet me padurim vetëm në Kosovë, por edhe në disa rajone të botës, që shumë kosovarë mund edhe të mos kenë dëgjuar se ekzistojnë.
Një zonë në Lindje, e njohur si Republika e Nagorno-Karabakut, ka kohë që ka krijuar dhe ekipin përfaqësues në futboll. Tani për tani po luan me vendet e papranuara si vetë ajo, por në të ardhmen synon të luajë ndeshje të mirëfillta miqësore, të tilla çfarë po pret Kosova t’i lejohet nga FIFA në fund të këtij muaji, shkruan Koha. Dhe, në fakt, vendimi që pritet të merret nga FIFA për Kosovën do të shfrytëzohet si “precedent” nga kjo republikë e panjohur ndërkombëtarisht, por dhe nga Republika Srspka, Kurdistani dhe disa rajone të tjera. Kjo është paralajmëruar nga krerët e federatave të këtyre vendeve, por zyrtarë të Federatës së Kosovës nuk shohin ndonjë lidhje e as rrezik nga paralajmërimi i këtyre vendeve për të shfrytëzuar Kosovën si precedent, në këtë kohë të ndjeshme.
Bravo do luani me Republika Srpska, Kurdistanin Karabakun se mos harroni edhe ate pacavuren italiane La Padania…..
Dhuraten me te bukur Serbia e mori keto dite me nenshkrimet qe dhane futbollistet e kombetares Shqiptare,jo vetem qe i thane botes qe ne nuk duam te jemi bashke as ne futboll,po dhane dhe faktin qe deri tani qe kemi qene te ndare e kemi pas nga deshira dhe jo nga ndarja qe i kane bere kosoves serbia dhe te tjeret.Kete dhurate trimat nga kosova e bene pikerisht diten qe ne Beograd denoheshin ish luftetaret e UCK.Tani te bien ne nivelet e republikave te permendura ne artikull,te zgjuar jane kosovaret,bile me te zgjuar behen kur tregojne dashuri per Berishen,fundja ate e mbajne dhe per clirimtar.mjaftojm te degjojme kenget qe kendojn per Berishen dhe Bashen dhe e merr vesh se me cfare njerezish ke te besh.flm
KOSOVA ashte pjes e shqiperiss,,,bile une personalishte sjam per me kan kosova shtet,,me mire dhe me mbar do ishte qe kosova te mbetet nji krahin e shqiperis se vjeter.serbia ne kosove ka vdek nji her e pergjithmone,edhe nji vrejtje,,mos ma krahasoni kosoven me r srpska,kurdistan e cfar ken edhe disa,,,jo zotrij kosova ashte e pranume si shtet edhe jemi shtet,,