Ndeshja mes dy kishave përfundon në grindje masive

24 Shtator 2012, 12:32Sport TEMA

Një ndeshje mes dy kishave në një ligë kristiane futbolli në Angli, e cila kishte si synim të promovonte paqen dhe mirëkuptimin, përfundoi me një sherr masiv. Shkaku ishte një penallti. Pesë futbollistë tani do të përballen me një ndalim afatgjatë, ndërkohë që ndeshja u ndërpre, diçka që ndodh për herë të parë në ligën kristiane.

Ngjarja ndodhi gjatë ndeshjes mes Zion Athletic dhe Common Ground United.

Një lojtar i Common Ground u nxor jashtë me të kuqe pas një ndërhyrje serioze.

Por kur Zion, që po udhëhiqte me rezultatin 5-1 mori, mori edhe një penallti, atëherë shpërtheu sherri.

Një nga lojtarët e Zion qeshi në mënyrë ironike dhe lëshoi një batutë për kundërshtarët. Kaq u ndesh që futbollistët e krahut tjetër të nisin të godasin kundërshtarët. Dhe mos prisni që futbollistët e Zion të kthenin faqen tjetër.

Në sherr u fut edhe lojtari i larguar me të kuqe.

Pas sherrit, pesë futbollistë të Common Ground u dënuan.

7 komente në “Ndeshja mes dy kishave përfundon në grindje masive”

  1. Ballkanasi says:

    Zoti na ruajte nga sherbetoret e vet te pjerdhur nga trute!
    https://www.youtube.com/watch?v=3UuESVHFFrs

  2. xhevahir kraja says:

    Duhet te kuptojme se fete jane ndari partiake te vjetra.Feja jone eshte shqipetarizmi. Feja nderkombetare eshte njeriu.

  3. xhevahir kraja says:

    Fete jane ndarie partiake te vjetra.feja jone eshte shqiptaria.Feja boterore eshte njeriu.

  4. llesh nue palok mushak zhin perkari says:

    tu promovu paqe jan ba pilaf hahahahahaaaaaa

  5. Afrim says:

    Eshte interesante se si nxirrni perfundime ne lidhje me fene vetem nga nje lajm mbi nje ndeshje futbolli… edhe perfundime per ceshtje kaq serioze…:):):)

    1. oli says:

      hajde paqe hajde..

  6. Fete si partite, luftojne nj/tj. , deri ne terririzem (Inkuizicione e xhihade)
    Ne emer te jezuit, muhametit, zotit protestant…allahut…paqes, Shpetimit!
    Delet e njeres kope/ parti i gefurren tjerave: shpetim ( konvertim) o cfarim!
    O dele, mos u hallakasni!
    Bashke, kunder mostrave ujk- krokodile!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje