Nesta: Alegri e Inzagi janë fëmijë

24 Shtator 2012, 10:03Sport TEMA

Ish-mbrojtësi i Milanit, Alesandro Nesta, që tashmë luan tek Montreali në Kanada, e ka quajtur fëminore sjelljen e dy trajnerëve të Milanit, Masimiliano Alegri dhe Filipo Inzagi, pas zënkës së këtyre të fundit.

“Zënka mes Alegrit dhe Inzagit? Nëse është ashtu si kam lexuar, ka qenë një gjest fëminor. Janë sjellë si dy fëmijë”, ka thënë mbrojtësi, duke lënë shenjën e faktit se gjërat në dhomat e zhveshjes së Milanit nuk janë si duhet.

Në lidhje me nisjen e dobët të kampionatit nga ana e Milanit, Nesta ka thënë se kjo gjë ka ndodhur edhe më parë, por kuqezinjtë më pas kanë reaguar.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje