Ish-trajneri i Real Madrid dhe kombëtares së Portugalisë, Karlos Kueiroz, ka treguar hapur admirimin e tij për Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin. Trajneri që drejtoi madrilenët në sezonin 2003-04, mendon se të dy janë padyshim lojtarët më të mirë në botë dhe është një kënaqësi e jashtëzakonshme t’i shohësh duke luajtur në fushë, edhe për trajnerët kundërshtarë të tyre.
“Mesi dhe Ronaldo janë mbretërit e futbollit. Ata janë krejtësisht të kundërt me njëri-tjetrin, por sporti ynë ka nevojë për të dy”, deklaroi Kueiroz në një intervistë për Fifa.com.
“Si trajner, nuk dëshiron kurrë të luash kundër tyre, por kjo nuk të ndalon të ndjesh entuziazëm sa herë që i sheh në fushë, edhe si kundërshtarë”, tha tekniku portugez që analizoi edhe rivalitetin e ndezur mes Realit dhe Barcelonës, të cilat sipas tij janë dy skuadrat më të mira në botë.
“Ata janë dy skuadra radikalisht të ndryshme. Barcelona ka lojtarë të mëdhenj si Mesi, Ksavi e Iniesta, të cilët i kanë mundësuar që të mbledhë shumë trofe në vitet e fundit, për më tepër duke e bërë një gjë të tillë me stil”.
“Por në momentin që Real Madrid zbuloi identitetin e tij, u kthye në gjendje për të dominuar ndaj Barcelonës, falë edhe lojtarëve të shkëlqyer që ka. Mendoj se për momentin ata janë dy skuadrat më të mira në qarkullim”. /lajmeshqip
jam tifoz i realit por barcelona ka ekip me te mire dhe ndoshta ekipin me te mire qe ka ekzistuar ndonjehere
diferenca esht se kur mungon messi jane aty xavi, iniesta, e ndonje tjeter, kurse kur mungon ronaldo kush do e zevendesoje ……….
Messi 50 gola, Ronaldo 46 gola ne kampionat, as njeri, as tjetri nuk zevendesohen dot ne ekipet ku luajne.
Mos te ishte Messi, Ronaldo do fitonte 5 topa te arte rradhazi, e njeta gje dhe per Messin.
KY -ZERUA mundohet qe te laje mut… me shurre . Vetem PELES i jane errur syte se te gjithe brazilianet e thone me plot gojen ,bile se fundi dhe “FENOMENI” qe ka luajtur per REALIN dhe qe eshte BRAZILIAN ( JU e dini si shkon BRAZILI me ARGJENTINEN si macja me miun) ,RONALDUA e tha me ne fund hapur se plasi me ne fund SE MESSI eshte lojtar i jashtezakonashem . Po e R I P R S E R I S :::: Vetm tifozet e cmendur te REAL MADRIDIT THONE QE ESHTE ME I MIRE RONALD-a ,pastaj gjithe bota eshte ne unison per MESSIN QE eshte me i miri ne bote . MESSI ESHTE NR. 1 numer 2,3 ,4 dhe 5 nuk ka ,por numerimi fillon pas numrit 5 , pastaj diskutohet se kush eshte numri 5 . BARCELONA KA BERE REVOLUCIONIN ME TE MADH NE FUTBOLL qe eshte bere ndonjehere . E FILLOI AJAXI ne vitet e hereshme ’70 ,por BARCELONA ndryshoi menyren e te luajturit futboll. JO me vone se para dates 21.9.2012 vete trajneri i BRAZILIT E pohoi se : BARCELONA LUAN FUTBOLLIN ME TE BUKUR QE ESHTE LUAJTUR NDONJEHERE DHE SE ATA ( BARCELONA ) bejne gjera qe taktikisht jane dhe duken te PAMUNDURA per t’u bere . Jo more KRYEZERO mos e perziej miellin 0 ME MIELL TJETER ( per gjithe ata qe nuk e dine se cfare eshte mielli “O” ,une u them qe mielli o eshte mielli me fin qe nuk ka fare krunde ) ,se pastaj buka nuk behet e mire po behet bajate .
0