Pronari i Interit, Massimo Moratti, nuk e sheh klubin e tij dhe Milanin si pjese e ekipeve elitë evropiane.
Të dy klubet nga qyteti i Milanos po përjetojnë një fillim zhgënjyes të sezonit 2012/2013, ndërsa presidenti zikaltër mendon se ata nuk janë në nivelin maksimal të futbollit.
“Interi dhe Milani nuk kanë më super ekipe… Fatkeqësisht, nuk mund t’ia lejojmë vetes që të shpenzojmë 20 milionë euro për një lojtar kampion”, u ka thënë Moratti gazetarëve.
Ai e ka përshkruar si të keqe ndeshjen e zikaltërve kundër Sienas, të cilën Interi e humbi me rezultat 2-0.
Interi dhe Milani kanë bërë një nisje shumë të keqe të kampionatit, pas në katër javët e para, kanë humbur përkatësisht dy dhe tre ndeshje.
Nese jo, IKNI. C’eshte kjo pune, keni nga 20 vjet ne krye, fituat u kenaqet boll me, lerjani ekipet atyre qe duan te shpenzojne. Ekipi nuk eshte thjeshte prone private e juaja, keni detyrime ndaj tifozeve, emrit e historise.