Murinjo ëndërron të kopjojë Ferguson

26 Shtator 2012, 10:25Sport TEMA

Zhoze Murinjo shpreson që të mbetet një trajner në skuadrat e niveleve të larta për 20 vite të tjera, ashtu si Aleks Ferguson. Trajneri skocez tashmë është 70 vjeç por vazhdon të drejtojë me sukses një ekip të madh si Mançester Junajtid, ndërsa portugezi ka ende shumë rrugë për të bërë për ta arritur, pasi mbush 50 vjeç në janar.

Sipas Murinjos, ai i ngjan shumë Ferguson falë dashurisë që ka për futbollin dhe kjo është arsyeja pse ka bindjen se do t’ia arrijë qëllimit të tij.

“Unë e kuptoj në mënyrë perfekte pse Aleks vazhdon të punojë në moshën 70 vjeçare dhe mendoj se do të jem edhe unë njëlloj. Unë e dua shumë futbollin, më pëlqen shumë trajnimi. Unë do të jem ende shumë i ri kur të bëhem 50 vjeç dhe besoj se kam ende shumë përpara”, tha ai për “Sky Sports”.

“50 është një numër që ka një impakt të veçantë, një numër që shpesh ka impakt negativ te njerëzit pasi ata e kuptojnë që bota rrotullohet shumë shpejt dhe jetët tona janë shumë të shkurtra. Ky është numër që më bën të mendoj për të kaluarën, por edhe të shoh para. Unë jam një person i lumtur pasi besoj se çfarë kam bërë deri tani është e mrekullueshme”.

Murinjo është aktualisht i vetmi trajner që ka fituar tituj në Angli, Itali dhe Spanjë, ndërsa ka fituar titullin kampion edhe në Portugali.

“Shoh prapa dhe kujtoj atë që kam bënë, duke qenë mirënjohës ndaj Zotit. Por njëkohësisht shoh përpara dhe ndjehem më mirë dhe më i fortë se kurrë, me më shumë eksperiencë dhe mendoj se jam ende në fillimin e jetës time profesionale”, përfundoi trajneri portugez./lajmeshqip

4 komente në “Murinjo ëndërron të kopjojë Ferguson”

  1. Neorealizmi says:

    Te duash futbollin apo te duash parate qe merr prej tij jane dy gjera krejt te ndryshme. Hipokritet i barazojne!

  2. TOTILA says:

    MURINJO LEGENI I FUTBOLLIT , INTERPRETUESI I KATENACIOS ITALIANE PO I BEN GATI VALIXHET SEPSE AI ESHTE MESUAR ME EKIPE MEDIOKER DHE NUK E NDJEK DOT RITMIN E BARCELONES DHE ESHTE DUKE I LENE LAMTUMIREN REALIT. NE FAKT MBRETERORET DO TE CLIROHEN KUR TE IKI KY LLUMI.

  3. england says:

    Mourinjo ben gjithmone lajm!kjo pasi ai eshte tip i vecante,ka karizem
    dikush per parane shprehet se:paraja nuk eshte gjithcka,por pa para je askush,te jesh trainer do te thote te punosh,te kesh nje profesion,dhe ne varesi se sa i afte je edhe do vlersohesh,Mourinjo nuk largohet nga Reali se do ti o njeri!te fitosh ne futboll(edhe me CATENACCIO qe ti permend)eshte aftesi,dhe te thuash per nje trainer se eshte mesuar me ekipe medioker eshte nje lajthitje,kush eshte medioker Porto qe pervec kampionatit Portugez,fitoi dhe Champions,apo Chelsea qe fitoi 2 here me rradhe Premier League,pas 50 vitesh,pa llogarit dhe FA Cup,po Interit qe brenda sezonit i dha tre trofe duke filluar me kampionatin cupen e Italise,dhe duke perfunduar me Champions,po me Realin qe brenda nje kohe te shkurter formoi ekipin qe revalizoi Barcen,dhe mori Cupen e mbretit,dhe me pas kampionatin,hiqi syzet e urrejtjes qe ke per Realin,se nuk je objektiv,dhe flet gjepura,shikoje realitetin ne sy,sado qe ta urresh nje njeri mos ja moho sukseset…

  4. TOTILA says:

    E megjithate ai ngelet nje palaco tipik portugez ,nje grindavec . UNE jam tifoz azzurr,por pipinot e aplikojne katenacion aq bukur sa e kane kthyer nen art o ENGLAND . PASTAJ UNE NUK MBAJ MEND CFARE TITULLI I DHA MURINJO PORTOS ,CILET ISHIN LOJTARET . KUJTE4SA IME ME CON SHUME LARG NE FUNDVITET ’60 KUR PORTO MERRTE KUPEN E KAMPIONEVE POR KISHTE NJE EUZEBIO qe RONALD-a nuk i vjen as tek kepuca. MBAJ MEND PRAPE NJE PORTO NE VITIN 1987 QE FITOI KUPEN E KAMPIONEVE POR ISHTE NJE LOJTAR MBI TE GJITHE PORTUGEZET ,SI ZHORDAO apo portieri PAUL BENTO DHE QE PER IRONI ME SA ME KUJTOHET NUK ISHTE ” PROTOGEZ ” por ALGJERIAN ,MADJER . Do t’a mbaj mend gjate per golin qe i beri BAJERNIT me thember. QE te diskutosh per futbollin duhet t’a njohesh ne detaje dhe te kalosh mbi emocionet e momentit . GJITHE OPINIONI SPORTIV BOTEROR QE NGA BRAZILIANET ( SEPSE ATA DUAM apo nuk duam kane qene dikur zhongleret e topit te futbollit) si “fenomeni ” RONALDO i vjetri ,trajneri i kombetares braziliane ,shumica e magjistareve te brazilit te pas viteve ’80 thone qe BARCELONA e ka kthyer futbollin ne art dhe ne shkence egzakte ,Trajneri i BRAZILIT THOTE QE ekipi i BARCELONES BEN GJERA TAKTIKISHT dhe TEKNIKISHT TE PAMUNDURA . PSE KUSH MBAHET MEND NE 1974 GJERMANIA ( e respektoj nazional- manschaftin ) apo HOLLANDA . UNE DERI ME SOT NUK MBAJ MEND NDONJE KOMBETARE ANGLEZE SI AJO E 1966 ME BENKS , XH.CHARLTON ,B.MOOR ,PITERS ,BELL , CHIVERS, apo lojtarin me burreror te te gjitha kohrave ROBERT CHARLTON ,PO KJO NUK DO TE THOTE PLEJADEN E ATYRE QE ERDHEN MBRAPA ,qe sidoqofte ishin disa sosh shume te mire por nuk kishi ELEGANCEN E ATYRE TE ’66. MURINJO ESHTE i vogel. AI KA DEVIZEN PERCA E SUNDO . PO PSE DO DUROJNE MBRETERORET PORDHET E NJE PSIKOPATI QE TANI KERKON TE PERZERE NGA EKIPI VEC KAKASE , S,RAMOSIN DHE KE ? IKER KASIJASIN . DO IKI LEGENI SE PO E PRISH FUTBOLIN KJO VEMJE ASHTU SIC DONTE LEGENI MURINJO QE TI JEPTE ” MEND ” DEL BOSKES QE .. QE TE MOS APLIKONTE TAKTIKAT E GUARDIOLES POR TE MORRACAKUT MURINJO QE SPANJA TE RRIHEJ DHE TE FITONTE KUPEN E EUROPES PORTOKALLIA. KEQ MER VJEN POR MURINJUA DO IKI SEPSE PO I HAS SHARRA NE GOZHDE ME TITO VILANOVEN . MURINJUA BLEU NJE LOJTAR MEDIOKER SI LUKA MODRIC PER 42MILION EURO DHE PSE ? qe ta kete si kunder ballance per ata qe kane filluar t’i kundervihen taktikave te tij tek REALI DHE PIKERISHT NGA SPANJOLLET E REALIT TE CILET DO T’A PERZENE ME DOEMOSDO . BESOJ E LEXUAT QE DHE TALENTI BRAZILIAN NEYMAR ,NUK ZGJODHI REALIN por BARCELONEN . KETO JANE FAKTE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje