Lionel Mesi është lojtari i dytë i futbollit më i paguar në botë. Argjentinasi që kalohet vetëm nga ish-shoku i skuadrës Samuel Eto’o, i cili paguhet 20 milion euro në vit nga Anzhi, jo vetëm që ndihmon Barcelonën të fitojë trofe, por rrit në mënyrë të ndjeshme të ardhurat e tij sa herë që kthen në art të gjitha mendimet që i kalojnë në kokë kur ka topin në këmbë.
Mesi ka një klauzolë në kontratën e tij që ndryshon të ardhurat e lojtarit sa herë që ekipi merr titull. Në periudhën e suksesshme me Pep Guardiolën ku Barcelona fitoi 14 nga 19 trofetë e mundshëm, të ardhurat e “Pleshtit” u rritën në mënyrë të jashtëzakonshme, duke kapur një shifër të përafërt me 18 milionë euro në sezon.
Burime pranë klubit katalanas kanë treguar për gazetën “AS” se rinovimi i radhës i kontratës (hera e gjashtë që modifikohet kontrata që ka nënshkruar për herë të parë me Barçën në vitin 2005), do të rritë përqindjen e koeficientit të kontratës me bazën fikse prej 12 milionë eurosh. Si rrjedhojë, futbollisti do të ketë mundësinë të kalojë Samuel Eto’o dhe rrogën prej 20 milionë eurosh nëse Barcelona vazhdon të jetë një skuadër e suksesshme.
Duhet theksuar se bashkë me të drejtat e imazhit që ka nga reklamat, 25 vjeçari aktualisht përfiton rreth 33 milionë euro në vit, më shumë se çdo futbollist tjetër në qarkullim.
Edhe klauzola e re e largimit në kontratën e tij do të ndryshojë, ndonëse nuk është bërë e ditur me çfarë shifre të çmendur do të zëvendësohet shuma e 250 milionë eurove që duhen paguar aktualisht për të blerë argjentinasin.
..;per cfar ja japin atij jevgut gjith at pare mor jahu .ky esht asi i gjith konave kot bojne gam gam te tjeret
kur ai jevgu shenonte gola per barcen ky xhuxhi ishte shume i vogel
Vertet eshte idiotesi te paguhet zezaku Etto 20 mln euro ne vit kur futbollista te shkelqyer ne Europe nuk marrin as cerekun e tij.
Per Mesin jam dakort se i meriton, esht gjeni futbolli, por per kta si puna e ktyre bythzinjve Etto, apo Baloteli.
Edhe ky boshnjaku hundemadh Ibra shume merr. Transfertat e tij ju kane kushtuar klubeve qindra milion Euro.
Me teper respekt per lojtaret dhe njerezit me ngjyre, mos perdorni fjale raciste kunder tyre.
E para e punes Eto’o kaloi tek Anzhi per 25 Milion Euro nga Interi i Milanos dhe qe te bindesh nje lojtar te kalibrit te tij te luaj ne kampionatin rus normal qe duhet t’i paguash nje shume te majme si rroge. Me pak fjale investimi eshte pak a shume normal 25 Milion transferimi + 60 Milion paga e tij per 3 vjet, do te thote rreth 85 Milion Euro.
Per Kakan Reali pagoi 68 Milion Euro tek Milani dhe 10 Milion/vit per rrogen. Deri tani Reali ka investuar gati 100 Milion Euro per Kakan kur ka edhe 3 vjet te tjera kontrate.
Per mos folur me pas per lojtare te tjere si Ronaldo apo Mesi qe jane investime qe kushtojne mbi 200 Milion Euro dhe thjesht konsiderohen te pashitshem.
Per aq kohe sa futbolli ka mbi 2 Miliarde ndjekes ne gjithe boten, te jesh mbreti i tij ka dhe cmimin e vet. Messi, Ronaldo dhe yjet e tjere shesin te drejta televizive dhe imazh, prandaj meritojne shume me shume se sa ata marrin. Mund te kete yje te tille dhe regbija, kriketi, volejbolli, futbolli ne salla, por nuk i ndjek kaq masivisht kush si sporte, keshtu qe edhe rrogat e tyre ngelen ne nivele mediokre.
ore po ca jane keto shifra se spo marrim vesh. po futboll luajne se nuk po hapin varre. kshu si ka nisur kjo pune shpejt do i dali boja po gjynah se behet fjale per futboll dhe as ate nuk do e shohim me per nja ca kohe.
Ore te pakten ata bejne nje pune qe paguhen dhe besoj nuk jane aq budallej ata qe ja japin,sa per dijeni baloteli gjysmen e roges e jep per bamirsi po mos flisni me se nuk keni asnje lloj standarti.
Ky eshte lajm,sepse duke mesuar per te paguarin e dyte mesojme edhe per me te paguarin e pare.
PO . KY “xhuxhi” ishte dhe eshte prape shume i vogel por eshte ” PICCOLO GRANDE QUESTO AMORE ” . MESSI nuk ka nevoje per mendimet tona se……ai kur ka topin ne kembe e ka gjetur zgjidhjen kur te tjereve do tu duheshin minuta dhe ore qe te mendonin ato qe mendon ai pa lere me pas te VEPRONIN. SHIKONI ME SA LEHTESI ( SIPAS TIJ ) I KRYEN VEPRIMET ME TOPIN . KY ESHTE GJENI . MUA ME SHPLODH GJENIALITETI I TIJ.
Mesi, Etoo, Ronaldo e kane siguruar te ardhmen, me mund dhe ska qene e lehte.
Prinderit shqiptare duhet te jene me te afrueshem me femijet e tyre, ti inkurajojne dhe ti cojne drejt se mires, ku futbolli eshte nje nga keto.
Mua do te me vinte shume mire qe nje shqiptar, te kete talentin e Mesit, jo qe sdo ta xhelozoja, por do te isha krenar se eshte shqiptar, panvaresisht se sme hyn kurgje ne xhepin tim.
Vertet kemi disa lojtare cilesore, por akoma spo shohim talente te tipit, Vasillaq Zeri, Lushk Zengles, Cim Muces apo Demollari.