Evropa do të votojë për Andres Iniesta si “Topi i Artë” i radhës. Në një sondazh të organizuar nga gazeta “AS” me trajnerët e përfaqësueseve evropiane, të pranishëm në Varshave në seminarin e UEFA-s, del se mesfushori spanjoll është ndër kandidatët kryesorë për të fituar këtë titull, përkrah Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos. Mes kandidatëve shfaqen edhe emra të tjerë si Ksavi, Pirlo e Kazijas, por me më pak forcë se mesfushori katalanas.
FIFA do të publikojë me 24 nëntor në Sao Paulo emrat e tre finalistëve të “Topit të Artë”, të zgjedhur nga votat e trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtareve të 209 federatave anëtare, bashkë me ato të 49 gazetarëve.
Në vitin e kaluar, Mesi fitoi me 47.88% të votave, i ndjekur nga Kristiano Ronaldo me 21.6%, Ksavi me 9.23% dhe Iniesta me 6.01%. Por fitorja në Euro 2012 ka ndryshuar hegjemonitë në përzgjedhjen e futbollistëve dhe ka trajnerë si Prandeli (Itali), Van Gal (Holandë) apo Mihajloviç (Serbi), që nuk kanë dyshime mbi emrin e mesfushorit spanjoll dhe do të votojnë atë si alternativë të parë.
“Ai është një lojtar fantastik dhe përfaqëson suksesin e Spanjës. Vota ime do të jetë për të”, deklaroi Çezare Prandeli, trajner i Italisë që u mund në finalen e Euro 2012 nga Spanja.
“Një çmim individual në futboll, ashtu si “Topi i Artë”, është shumë i padrejtë. Por nëse votoj, do ta bëj për Iniesta pasi mendoj se është vota më pak e padrejtë në këtë rast”, ishte mendimi i Van Gal.
Ndërsa Kapelo është ende i pavendosur mbi atë që do të votojë. “Nuk e kam vendosur ende votën time, por nuk do të jetë e çuditshme nëse ia jap atë Pirlos apo Iniestas. Iniesta ka fituar gjithçka…”.
Nuk janë vetëm trajnerët elitarë ata që kanë zgjedhur katalanasin, pasi sipas gazetës spanjolle, është konfirmuar se Iniesta do të marrë votat maksimale edhe nga teknikët e Hungarisë, Izraelit, Norvegjisë, Polonisë, Irlandës apo Turqisë, pa harruar shumë trajnerë të tjerë që do e vendosin në vendin e dytë apo të tretë në përzgjedhjen e tyre.
Motorri Barcelones, eshte fantastik, kjo Barcelona me pelqen jo vetem se ben nje loje fenomenale me lojtare te nje klasi te larte, por ka dhe lojtaret me te urte, qe duket se shkelin e dhe barin e fushes, me kujdes si duket kane gjynof dhe per mizat mos i shkelin.
Lojtare te medhenj, lojtare plot respekt, lojtare pa llafe, i kane te gjitha te mirat, hallall i kane ato miljona.
Mbas ” HORRIT te BULEVARDIT” ,ASNJE KOMENT TJETER NUK KA ME VLERE . AI I THOTE TE GJITHA ATO QE DUHEN THENE .
Eshte fantastik si lojtare. Sa here e ka fituar messi topin? Po messi pa Iniesten dhe Ksavin eshte nje lojtar si gjithe te tjeret.
Fotografia flet vet. Shikojeni se si eshte rrethuar nga lojtaret kundershtar dhe e dini se edhe ne keto situata te pazakonta ky gjeni gjen zgjidhje.