Almeida: Te Parma na bënin shiringa të çuditshme. Hedh dyshime për titullin e Romës

27 Shtator 2012, 11:26Sport TEMA

Autobiografia e Matias Almeida, mesfushorit të njohur të Argjentinës që ka luajtur për shumë vite në futbollin italian, ka bërë shumë bujë pasi libri i trajnerit aktual të River Pleit, përmban disa deklarata të bujshme. “Almeida, shpirt dhe jetë” tregon periudhën kur ai ka veshur fanellën e disa prej skuadrave më të famshme italiane si Parma, Lacio e Inter, ku sipas tij ndodhnin gjëra që kishin pak lidhje me futbollin.

“Te Parma na bënin një shiringë para ndeshjeve. Na thoshin se ishte një përbërje vitaminash, por para se të hyja në fushë isha në gjendje të kërceja deri në tavan. Futbollisti nuk bën pyetje, por disa vite më vonë kur ndodhin vdekje të çuditshme mendoj se janë pasojat e gjërave që i kanë dhënë”, tregon ai për periudhën te kjo skuadër, për të cilën ka kujtime të tjera aspak të këndshme.

“Pasi isha zënë me Tanzin (presidenti i Parmës), një herë më ndali policia dhe me sekuestroi makinën. Disa ditë më vonë, makina ime e re u zhduk nga garazhi. Edhe Milosheviçit, i cili kishte probleme me klubin, i ndodhi e njëjta gjë. Një ditë, gruaja ime u kthye në shtëpi dhe dëgjoi zëra brenda. Largohet me vrap dhe thërret policinë. Pastaj në shtëpi nuk na mungonte asgjë. Por në mur ishte një shenjë dore, e bërë me vajin e makinës. Një mesazh mafioz”, ka treguar argjentinasi në këtë autobiografi.

Në fund, ai ka hedhur hije dyshime edhe për titullin kampion të fituar nga Roma në vitin 2001, ku ndeshja fundit ishte pikërisht ndaj Parmës së tij, një takim i mbyllur me fitoren 3-1 të kryeqytetasve.

“Në fund të kampionatit, disa shokë të skuadrës te Parma na thanë se lojtarët e Romës dëshironin që ne të humbnim ndeshjen pasi nuk luanim për asnjë objektiv. Unë u thashë jo, Sensini gjithashtu. Pjesa më e madhe u përgjigj kështu. Të tjerët nuk vraponin si gjithmonë, atëherë kërkova zëvendësimin dhe u largova menjëherë drejt dhomave të zhveshjes. Para? Nuk e di, ata flitnin vetëm për t’i bërë nder”.

4 komente në “Almeida: Te Parma na bënin shiringa të çuditshme. Hedh dyshime për titullin e Romës”

  1. Emigranti_UK says:

    I paska humbur leket ne bixhoze i shkreti dhe tani po shkruan perralla qe ti besojne te tjeret dhe te blejne kujtimet e nje deshtaku

  2. FIER says:

    Ky eshte nga lojtaret me shpirtzinj qe kam pare ndonjehere, megjithese e besoj pjeserisht per problemin e shiringave. Por ky mashtruesi nuk e thote te gjithe te verteten, qe eshte: SHIRINGAT NE ITALI I KA SHPIKUR RUBENTUSI I FAMILJES ANJELI, PASTAJ ME VONE I KANE PERDORUR ME SUKSES EDHE MILANI DHE LAZIO E KETIJ LESHGJATIT. Vetem se leshgjati me Lacion ka marredhenie te mira edhe nuk do t’i gjuaje me dacke Kranjotit.

  3. kapo says:

    kam degjuar qe pi ilace i shkreti se vuan nga depresioni. si duket ilacet e bejne te thote keto llafe alucinative, PS : futbolli ka kohe qe ka marre fund me doping e baste brenda.mjere qyqaret qe besojne e luajne akoma me shprese se ndeshjet jane te rregullta

  4. enofieraku says:

    o i sinqert , do ishte me serioze , ta denoncoje faktin qe kur ndodhnin keto qe shpreh ti, apo eshte punae shitjes se biografise, yyyy ordiner latin, pler muti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje