Rikardo Kaka ka qenë protagonisti i trofeut “Santiago Bernabeu” dukë shënuar 3 gola në suksesin 8-0 të Real Madrid përballë kolumbianëve të Millonarios. Braziliani që nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje zyrtare me Real Madrid në këtë sezon, dha edhe një pasim, duke u shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes.
Kjo paraqitje e tij në këtë takim ku Reali luajti me lojtarët zëvendësues dhe me futbollistët e akademisë, duket se ka bindur edhe Zhoze Murinjon, i cili u shpreh i kënaqur me atë që kishte parë në fushën e lojës nga formacioni i zgjedhur prej tij.
“Ai luajti mirë, si i gjithë ekipi. Përgjigja e tij dhe ajo e të gjithë skuadrës është e mundur pasi të gjithë përkushtohen për të punuar mirë, ashtu si të tjerë që nuk kanë luajtur ndeshje zyrtare në këtë sezon. Sigurisht, kur tregon këtë ambicie, motivim dhe dëshirë, vjen natyrshëm që trajneri ka më shumë motivim dhe i jep më shumë minuta një lojtari në ndeshje zyrtare. Kaka dhe lojtarët e tjerë e kanë merituar që emri i tyre të mbetet në mendjen e trajnerit kur të vijë koha për të zgjedhur”, deklaroi Murinjo./lajmeshqip