Babai i djaloshit të ri Rajan Taniklif, u bë 10 mijë paund më i pasur në momentin kur mesfushori 19 vjeçar i Mançester Junajtid debutoi me skuadrën e parë në minutën e76-të të takimit në Kupën Karling përballë Njukasëll.
Mik Taniklif kishte vënë bast 100 paund kur djali i tij ishte në moshën 9-vjeçare se ai një ditë do të luante për Mançester Junajtid (me koeficientin e bastit që ishte 1-100) dhe momenti i tij erdhi kur Marnik Vermijl i lëshoi vendin në fushë në fitoren 2-1.
Mesfushori, i cili ka kaluar sezonin e mëparshëm nën vëzhgimin e kujdesshëm të djalit të Aleks Ferguson, Darren, i huazuar te Peterboru, ishte vetëm një nga të rinjtë e shumtë që “djajtë e kuq” aktivizuan në ndeshjen e të mërkurës.
Ndërkohë, z. Taniklif ka një tjetër bast të cilin dëshiron ta fitojë, atë që ka vënë po në të njëjtën ditë, se djali i tij do të veshë fanellën e kombëtares angleze. Nëse Rajan arrin të luajë për “tre luanët”, babai i tij do të fusë në xhep edhe 35 mijë paund të tjera.