Histori “tradhtarësh”

27 Shtator 2012, 12:34Sport TEMA

Shaqiri, Xhaka, Behrami… Një zemërim tifozësh, një deklaratë drejtuesi dhe benzina që i i hidhet një zjarri të kotë. Shembuj nga bota dhe përse duhet të kalojë kohë që ne të “qytetërohemi”. Pa e humbur patriotizmin

Nga Bledar Kuka

Rajmond Kopa është një nga legjendat e kombëtares franceze. i shkëlqyeri mjeshtër i topit i viteve 50-të e 60-të u shpëtua nga futbolli ndërsa po merrte rrugën drejt minierave të qymyrit (kishte nisur të shtynte vagonët aty), ashtu si babai i tij. Mbiemri i saktë ishte Kopacevski, vendi i prejardhjes Polonia nga ku gjyshërit ishin nisur për në Gjermani dhe pikërisht aty, në tokën gjermane, ishin lindur prindërit.

Mbiemri Kopacevski u shkurtua në Kopa në shkollën fillore, ndërsa më pas vijoi ajo karrierë tek Reimsi dhe Reali i Madridit. Në një intervistë të vitit 2005, Kopa i thoshte faqes zyrtare të UEFA-s se “një udhëtim së fundmi në Poloni më bëri të kuptoja sesa francez e ndjeja veten”. Sa sinqeritet! Diçka që mund ta thotë një kampion i madh dhe në një vend të emancipuar si Franca. Diku ku nuk të vrasin me gurë sepse thua diçka që mund të mos i pëlqejë të tjerëve. Në vitet që ai shkëlqeu me Francën, “les bleus” kishin në përbërje edhe Marian Visnjeskin dhe Tade Cisovskin, dy lojtarë të tjerë me origjinë polake. Franca pati shumë yje të tjerë të ardhur nga larg, më i njohuri prej tyre Zinedin Zidan dhe kjo e shtyu gazetarin e ”L’Equipe”-t, Didie Braun, të shkruante artikullin e njohur ”Ekipi francez i futbollit, është historia e një shekulli imigracion”.

Pikërisht Zidan. Prindërit e tij, Smail dhe Malika, ikën nga Algjeria në prag të shpërthimit të luftës për pavarësi më 1953. Vetë Zizu lindi më 1972.

Diçka kjo që ngjan me historinë e Xherdan Shaqirit apo Granit Xhakës sa për të sjellë dy shembuj nga 5 lojtarët me origjinë shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia që mbrojnë ngjyrat e ekipit përfaqësues të Zvicrës.

E pra, është më e saktë të themi ekip përfaqësues dhe jo kombëtare për të mos rënë në gabime. Ndoshta do të ishte më mirë të thoshim ”ekipi shtetëror”. Këto dy emra i përdornin gjerësisht në ish-Jugosllavi (reprezentacija-përfaqësuesja dhe drzhavni tim-ekipi shtetëror) ku përzierja etnike ishte e plotë, ndonëse me kufij të dallueshëm qartë. Në ish-Jugosllavi edhe kampioni quhej ”shtetëror” (drzhavni prvak apo drzhavni shampion).

Shqipëria luajti në Zvicër, më 11 shtator, ndeshjen e saj të dytë eleminatore të kampionatit botëror, një ndeshje krejtësisht e veçantë. Kurrë më parë (dhe ndoshta as nuk do të ndodhë më pas), kuqezinjtë nuk kanë pasur përballë një ekip gjysma e të cilit flet dhe, natyrshëm, kupton shqip.

E tillë është kjo Zvicër, kapiteni i së cilës është me prejardhje turke, siç ia thotë emri Gokhan Inler, ndërsa 5 lojtarë të rëndësishëm janë me origjinë shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia. Këta janë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi, 3 prej të cilëve krejt të rinj, ndërsa dy të tjerë në kulmin e moshës për të luajtur futboll. Ashtu si disa ekipe të tjerë përfaqësues të Europës perëndimore, edhe Zvicra është tërësisht kozmopolite. Përveç kapitenit Inler dhe 5 djemve me origjinë shqiptare, në ekip bëjnë pjesë edhe lojtarë të tjerë me prejardhje jo tradicionale zvicerane, sipas tri etnive të vendit: gjermanë, francezë dhe italianë.

Eren Derdijok është me origjinë turke, ndonëse i lindur në Bazel. Josip Drmiç është me origjinë kroate, gjithashtu i lindur në Lahen të Zvicrës. Mario Gavranoviç është po ashtu me origjinë kroate, lindur në Lugano, Zhelson Fernandez është i lindur në Kepin e Gjelbër në Afrikë, Rikardo Rodrigez është i lindur në Zyrih, por ka baba spanjoll dhe nënë nga Kili. Johan Zhuru është i lindur në Abixhan të Bregut të Fildishtë, veçse është pjesë e ekipeve përfaqësues të Zvicrës që nga viti 2005.

Lojtarë që thirren herë pas here në ekip janë edhe Inosent Emeghara (lindur në Lagos të Nigerisë), David Degen (gjysmë holandez) dhe Matias Vitkieviez (lindur në Uruguaj).

Zvicra nuk është e vetme në këtë “zhanër”, pasi edhe Gjermania ka bërë hapa të mëdha përpara, diçka që po e provon Austria, Italia, ndërsa Anglia e Franca kanë qenë më të famshme në këtë drejtim.

Veçse, vetë origjina e Federatës Helvetike nuk ka lidhje me kombësitë e mirëfillta, pasi erdhi nga një marrëveshje mes etnive gjermanike, franceze dhe italiane. Një analist i njohur shqiptar, Enver Robelli, shkruan diçka interesante që përcillet në mediat boshnjake të Kosovës (infor-ks.net) nëpërmjet … Al Xhazirës. Robelli kujton se në mesjetë Vatikani krijoi gardën e vet nëpërmjet mercenarëve zviceranë. Gardistët zviceranë, tepër shtatlartë, u bënë të famshëm, veçse Robelli tregon se ndër ta kishte edhe shqiptarë. Sipas tij, një nga komandandët e gardës ishte shqiptar nga një fis i njohur dhe quhej Konstantin Arianiti, ndërsa një tjetër udhëheqës ishte po nga një familje e madhe e jugut dhe quhej Merkur Bua (nga familja Bue Shpata).

Është tepër interesante të zbulosh disa mbulesa të historisë dhe të shikosh se, p.sh., në Italinë e Veriut ka pasur kaq shumë përzierje popujsh, diçka për të cilën nuk ia vlen të gjesh fajtorë, patriotë apo tradhëtarë, por thjesht kronikanë që ta tregojnë. Nëse emri i Milanos vjen nga latinishtja (Mediolanum), emri i vetë krahinës, Lombardi, vjen nga fisi gjerman që u vendos aty në shekullin e 6-të apo të 7-të.

Në ”San Siro”, tifozët shkojnë me flamujt tringjyrësh duke kënduar himnin e Mamelit, pavarësisht nëse prejardhja e tyre është e pastër latine, gjermanike apo e përzier. Tragjeditë e fundit janë të ”Romeos e Zhulietës” pikërisht sepse i përkisnin fiseve të ndryshme, Kapulet dhe Montag. Në Shqipëri dhe pjesërisht në diasporë (besohet, disi edhe në Kosovë e Maqedoni) pati disa lloj përjetimesh lidhur me praninë e këtyre lojtarëve me origjinë shqiptare në përfaqësuesen helvete.

Disa qindra tifozë në stadium i shoqëruan Shaqirin me shokë me sharje dhe thirrje ofenduese, ndërsa një pjesë e madhe e tifozëve shqiptarë (të të gjithë trojeve) përkrahën më shumë Shqipërinë, por pati momente që përkrahën edhe Zvicrën. Një debat i jashtëzakonshëm u hap në media, sidomos mes Granit Xhakës dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka. Në këtë debat, padyshim hynë shumë analistë sportivë dhe jo sportivë shqiptarë, por deri diku edhe Xherdan Shaqiri.

Granit Xhaka shkruajti i fundit. Priti derisa u hodh shumë bojë në letër, një pjesë për ta sulmuar si tradhëtar dhe një pjesë për ta mbrojtur si njeri normal dhe profesionist. Ai shkroi madje pasi Armand Duka doli me një opinion personal në mediat shqiptare duke iu përgjigjur sulmeve të bëra ndaj tij.

”Marr shkas për t’ju drejtuar te gjithë sportdashësve anembanë trojeve shqiptare me këtë letër të hapur, pasi para dhe pas ndeshjes së fundit, që për fat të keq isha kundërshtar me skuadrën e kombit tim, është hapur një luftë e paprecedentë kundër personit tim dhe bashkëlojtarëve të mi nga disa media të veçuara sportive dhe opinionistë, por më shumë nga vetë z. Armando Duka , që është edhe fajtori për humbjen e shumë talenteve kuq e zi”.

Një akuzë e rëndë e Granitit. A është e bazuar në fakte? Lexoni se çfarë vjen më pas:

”Mungesa e kontaktit dhe e kërkesës e më pas refuzimi i vazhdueshëm nga FSHF (pavarësisht përpjekjeve të panumërta të miat dhe familjes sime për të veshur fanelën kuq e zi), më shtynë drejt skuadrës kombëtare të Zvicrës, kërkesat e secilës si për ironi nuk rreshtnin”. Ky është versioni i Xhakës. i cili edhe shton: ”Mbarë populli shqiptar duhet të dijë se unë Granit Xhaka … jam biri i një të burgosuri politik i cili vuajti nëpër burgjet e Serbisë vetëm e vetëm të bëhet “Shqipëria Etnike” dhe s’ju tremb as burgut e as luftës , kur ishte fjala për Shqipërinë”.

Në FSHF thonë se përpjekjet janë bërë. Shefi i zyrës së ekipeve kombëtare, Redi Jupi, pohon se është punuar dy muaj me Xherdan Shaqirin dhe dy muaj me Xhakën, por lojtarët nuk kanë pasur dëshirë që të luajnë për Shqipërinë. Po ashtu, janë përmendur edhe pengesa dokumentacioni. ”Unë di t’ju them se me Xhakën dhe familjen e tij kam punuar personalisht më shumë se 2 muaj për ta sjellë në ekipet tona kombëtare, shprehet Jupi, Kam folur me babanë e tij jo vetëm për Granitin, por edhe për Taulantin dhe ata nuk donin që të vinin të luanin për Shqipërinë”.

Më pas Jupi sjell edhe një shfajësim për dy kosovarët duke thënë se ”nuk kishin mundësi ligjore, e kam fjalën nuk kishin as pasaporta kosovare dhe as shqiptare, ndërkohë që kishin luajtur për ekipet zinxhir të Zvicrës”. Për të mbrojtur versionin e tij, Jupi shton edhe se ka qenë dëshira e lojtarëve që të luanin për Zvicrën pasi nuk është se kanë pasur ndonjë përfitim financiar nga kjo. Dihet se në ekipet përfaqësuese nuk paguhesh, kjo gjë ndodh në klube. Gjithsesi, opinioni publik pret që nga FSHF të bëhet diçka më shumë në këtë debat të nxehtë. Do të ishte krejt normale që të jepej për botim dokumentacioni zyrtar që tregon punën që është bërë me Shaqirin dhe Xhakën (meqë po flitet më shumë për këta). Një faks, një letër, një e-mail zyrtar flasin më shumë se fjalët.

Drejtuesi i FSHF-së, ish-lojtar i ekipit kombëtar, jep shembullin e Bosnjë-Hercegovinës për të bërë një kontrast me zgjedhjen e shqiptarëve të Zvicrës. E vërteta është që një pjesë e mirë e ekipit përfaqësues të Bosnjë-Hercegovinës përbëhet nga lojtarë që janë krijuar jashtë vendit të tyre të origjinës.

Pjaniç u bë lojtar në Luksemburg, Zvijezdan Misimoviç është lindur në Mynih të Gjermanisë, Sejad Salihoviç u bë lojtar në Berlin ku shkoi 12 vjeç ndërsa Vedat Ibisheviç u largua nga Bosnjë-Hercegovina pak më i madh dhe u bë lojtar edhe ky në Gjermani.

Krahasimet dihet që nuk janë kurrë plotësisht të goditura. Boshnjakët kanë pranuar të luajnë për vendin e tyre që quhet Bosnjë-Hercegovinë, ndërsa shqiptarët e Kosovës kanë shumë gjasa (kanë premtuar) se do të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës kur ky shtet të jetë pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s. Pra, ka një ndryshim në krahasimin e mësipërm.

Po ashtu, nuk mund të jetë tërësisht i goditur krahasimi me gjermanët dhe austriakët. Pra, që kemi një komb gjermanik të ndarë në dy shtete (Gjermani dhe Austri) dhe sot as mund të diskutohet që austriakët duhet të luajnë për Gjermaninë dhe jo për Austrinë. Në këtë rast, krahasimi nuk qëndron për arsye historike: Kosova dhe Shqipëria nuk kanë traditën qindra vjeçare shtetërore (pra edhe dasinë) e Gjermanisë dhe Austrisë.

Duke u kthyer tek Robelli, analisti vëren se këta lojtarët me origjinë shqiptare që luajnë tek Zvicra kanë emra më shqiptarë (Valon, Gjerdan, Granit, Blerim) sesa një pjesë e atyre që luajnë për kombëtaren kuqezi (Gilman, Klodian, Kristi, Odise, Ansi, Ervin, Edgar, Emiliano, Elis). Një vëzhgim vërtet interesant.

Ka shumë studime lidhur me emigracionin legal dhe ilegal dhe është tepër i bukur titulli i njërit prej tyre që merret me emigracionin e çekëve dhe sllovakëve për në SHBA. ”Një urë mes kombeve” është ky titull dhe që i referohet atij që e quan ”Emigracioni Bohem” në shekujt 19 dhe 20.

Kjo ”urë mes kombeve” ka ekzistuar për shumë shekuj dhe është bërë më e prekshme me krijimin e shoqërive të reja njerëzore në SHBA, Kanada, Australi, Zelandë e Re apo me emigrimet e mëdha drejt Europës Perëndimore që nga vitet 50-të të shekullit të 20-të.

Ndoshta do të vijë një ditë që në Shqipëri të gjykojnë pak më ftohtë: Dashurojmë, ngremë në qiell, e kemi flamur dhe simbol një si Lorik Cana që me vullnetin e tij të lirë zgjodhi përfaqësuesen e kombit të vet. Respektojmë, nuk kemi asnjë ndjejë të theksuar pozitive, por as negative ndaj atyre që (si Xherdani apo Graniti) bënë një zgjedhje tjetër, edhe kjo tërësisht e lirë. Do të duhet të rrjedhë ca kohë që të jemi kaq tolerantë.

15 komente në “Histori “tradhtarësh””

  1. Tifozi KZ, Lugano says:

    KUJT I INTERESON KJO PERCARJE MIDIS SHQIPTARESH????
    KUJT I INTERESON KY KEQTRAJTIM I YJEVE SHQIPTARE NEPER BOTE????
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/lorik-canaj-apel-per-tradhetaret.html
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/xhaka-vs-armand-duka.html

  2. Sinani says:

    Bravo Kuka! Faleminderit qe na ndricove! Mire eshte ta lexojne ata qe thone se vdesin per Shqiperine, por qe nuk jetojne ne Shqiperi!

    1. raimondi says:

      Artikull koti _Nuk ka me kuptim te diskutohet per problemin e cunave tani

      Duhej diskutuar kur ata nuk ishin pjese e komebtares zviceriane _Ndersa tani edhe te duan ata nuk vijne dot ne kombetaren tone, se nuk te lejon UEFA

      Ndaj nuk ka kuptim te disktohet me artikuj te tille

      Ky qe ka bere shkrimin , le te bente ndonje shkrim ne lidhje me menyren si loz ekipi jone, apo per trajnerin tone qe eshte komplet hajvan ,se ne ket menyre ndihmon sportin ….

  3. Sali=Geddaf says:

    Kur gjera me te medhaja refuzohen nga njerez me te rendesishem, e pse duhet te me interesoje mua se c’bejne shqiptaret? Le te marrim shembujt e shqiptarucave me te medhenj.

  4. sali says:

    Na merzitet me keto histori koti .Atyre djemve bravo u qofte per talentin qe kane dhe e nderojne emrin e shqiperise kudo qe jane .por nuk ja vlen te meremi kaq shume me nje histori qe nuk ka me vlere tani .Ne kemi shqiptaret Berishiste qe i kemi ne qeveri qe po i bejne me keq shqiperise se i kane bere te gjithe llojet e pushtuesve .Lerini ata djemte e talentuar rehat te japin me te miren e te na ngrejne vlerat tona

  5. Taulant/Tirane says:

    Gjuha vete ku dhemb dhembi.Ne do te na pelqente te luanin per kombetaren shqiptare,por nuk duhet ti urrejme pse luajne me Zvicren.Edhe atje ata ngrene lart emrin shqipetar.

    Nuk jam dakort absolutisht me insinuatat apo paralelizmin gjermani-austri dhe shqiperi-kosove.Austria u krijua si komb duke pasur trashegimi dhe situate te ndryshme nga kosova ,si dhe me nje konsesus te gjere popullor brenda austrise ,qe perkrahen ne mase idene qe te mos quheshin me gjermane por austriake.Austriaket nuk i vrau njeri thjesht pse ishin gjermane dhe nuk kane asnje deshmor qe te kete rene per te mbrojtur identitetin gjerman,por me deshire zgjodhen te jene austriake.
    Ik dhe thuaj popullit shqiptar ne kosove qe gjaku qe derdhet nuk ishte gjak por uje me boje te kuqe dhe ju nuk jeni shqipetare te kosoves por thjesht kosovare!!!

  6. Djaloshi Kosovar says:

    Me vie mire kta djem qe e perfastojn Zvicerren i ruajn traditat Shqiptare edhe e pranojn qe jan gjak shqiptari e jo si disa qe thojn jam grek apo italian. Me than te drejten jemi nje popull qe kemi vujtur shum edhe besa tradit te sportit nuk kemi e pat edhe vet ne lojra olimpike te Londeres se qka ndodhi eshte per tu ardhur keq qe nuk investohet ne sport si ne Shqipri ashtut edhe ne Kosove.
    Nje fjal popullore thot ne Kosove nuk e die per Shqiperin qka te mjellsh ke me korre.

  7. Ben Chicago says:

    boll me kete histori

  8. tonini says:

    Ore K*r pa identitet, po ne s’i themi ekip “shteteror” se kemi Komb ndersa Ish-Jugosllavia i thoshte ashtu se kishte te perzjere pi*in e s’emes serbe, kroate, sllovene, shqiptare, hungareze, boshnjake nga gjithe kombet. Gjithe bota qe ka komb i thote Kombetare (Nacionale) pra mos ia fut kot ko*qe. Po ashtu Zvicra nuk ka komb se eshte grumbullim Gjerman, Italian, Francez e kush e di tjeter nga keta te zinjte.

    Ndersa per keta 5 morrat, asnje nuk donte te luante me Kombin e tyre dhe te gjithe e mbajme mend lojen qe luajten duke bere zhurme qe t’i therriste Zvicra. Leri c’a thone ketu. Shiko lidhjen me poshte te NY Times ku Shaqiri thote qarte: Per mua ishte e qarte gjithmone qe do luaja vetem per Zvicren. As i ka vajtur mendja kurre te loze per kombin e tij.
    Turp dhe tradhetare! Turp edhe per miopine tende, injorant.

  9. england says:

    E cfare rendesie ka se cfare thone ata se jane apo jo gjak shqiptari!
    ne momentin qe nje shqiptar si i kosoves,por dhe i shqiperise luan per nje ekip tjeter(pra ne rastin konkret per zvicren)te dyja palet jane njesoj si ata qe luajne ne greqi dhe nuk duan te dine per prejardhjen e tyre,ashtu dhe rasti i Xhakes dhe Shaqirit qe ndoshta ne dhomat e tyre te gjumit mund te kene me shume ne numer flamuj shqiptare,se sa flamuj zvicerane, por qe ne futboll kane zgjedhur te luajne me ate perfaqesuese qe ata duan me shume!askush nuk te detyron te luash per shqiperine mire thote dhe Redi Jupi,kjo eshte ne deshire te vete futbollisteve,prandaj Djalosh prej Kosove ske pse dehesh me fjalet e bukura te djemve prej kosove.Ndersa per pjesen tjeter mund te kesh te drejte qe ne shqiperi dhe kosove nuk investohet mjaftueshem ne sport.

  10. tonini says:

    Shiko lidhjen me poshte te NY Times ku Shaqiri thote qarte: Per mua ishte e qarte gjithmone qe do luaja vetem per Zvicren. As i ka vajtur mendja kurre te loze per kombin e tij.

    http://www.nytimes.com/2012/09/20/sports/soccer/kosovo-wants-a-national-soccer-team-and-to-call-its-players-home.html?_r=1&nl=todaysheadlines&adxnnl=1&emc=edit_th_20120920&adxnnlx=1348234185-4RInHFNuQHMaVR4xhT+h2Q

  11. Ben Dibrani says:

    Nuk mundet te bejme gje me te arsyeshme se t’i urojme sukses Zvicres qe eshte me SAhqiptare se kurre. Duhet vertet t’ja urojme kjo tregon se Shqiptaret mund te fitojne pa Duken ne krye te futbollit.

  12. Alban Tironsi says:

    O Bledo,

    Nqs beson ato qe the ne fillim, ajo qe duhe te kishe shkruar eshte: “Respektojmë, duke patur ndjeja të theksuara pozitive, dhe aspak negative, si Xherdanin dhe Granitin, qe bënë një zgjedhje tjetër, po njelloj sic respektojme me ndjenja pozitive Canen per zgjedhjen e tij te lire te luaj me kombetaren tone. Gjerdani dhe Graniti jane po aq shqiptar sa te gjithe ne, mos nje cik me shume…… ti duam dhe respektojme si veten!!!!!!

    Te dhashur miq: ka me shume shqiptare jashte trojeve se brenda sic e dime!!!! Ti leme ndasite e kota, dhe te gjejme dhe promovojme aresyet e shumta qe na bashkojne.

  13. Marini Londer says:

    Pune myslimanesh vlla
    Zot rujna prej tyresh….
    Jemi mesuar qe ne kohen e Skenderbeut qe kemi pase trathtare si Hamzai
    edhe Xhakja me morrin e bythes trathtare jane skane nga mbesin.
    Merri dhe Ninin e greqise se ndoshta ju hyn ne pune atje ne zvicer…

    Pune magjypi hesapi.
    Kur bahet Magjypi pashe vret dhe baben e vet

  14. skifteri says:

    akoma me kte histori kto, mir qe dolen tradhetare po pse i beni kto postime qe te ushqeni urrejtje? nqs duan te jene zvicerriane le te jene kush po ja u ndal,dhe ne si konsiderojm fare, apo i djeg te apasionuarve te futbollit nga qe jan te talentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje