Gjyqtari i “golit të Lampard” mirëpret teknologjinë

28 Shtator 2012, 12:46Sport TEMA

Gjyqtari, gabimi i të cilit në Botërorin 2010 solli edhe rritjen e kërkesave për teknologjinë e vijës së portës, ka mirëpritur diskutimin e FIFA-s për ta përdorur atë që në Botërorin 2014.

Horge Larrionda ishte gjyqtari i aktivitetit në Afrikën e Jugut, në takimin që Anglia humbi me Gjermaninë, pasi asistentët e tij nuk arritën të shihnin se gjuajtja e Frenk Lampard në pjesën e parë kishte kaluar vijën fatale të portës.

Uruguaiani, që tashmë punon për FIFA-n duke stërvitur gjyqtarët, e pranon se ai ka qenë një moment shumë i vështirë i karrierës së tij, por që ka ndihmuar zhvillimin e mëtejshëm të futbollit.

“Ajo që përjetuam në atë periudhë ishte shumë e vështirë. Por mendoj se ai gabim solli një përfitim global për sportin e futbollit. Gjithçka ka të bëjë me mbrojtjen e lojës dhe për të siguruar një futboll sa më të besueshëm”.

Edhe shefi i gjyqtarëve në FIFA, Masimo Busaka, mendon se teknologjia e vijës së portës do t’i mundësojë gjyqtarët të përjetojnë më pak trysni.

“E dimë që një kamera do të jetë ajo që do të kontrollojë nëse është gol apo jo. Po presim me padurim që të shohim përdorimin e parë efektiv në Botërorin për Klube në fund të këtij vitit”, tha zvicerani që ka drejtuar në Botërorin 2006 dhe 2010.

1 komente në “Gjyqtari i “golit të Lampard” mirëpret teknologjinë”

  1. fatmiri says:

    NBe e pame qe ishte gol e ruajtesit e vijes fundore nuk e pan ! Absurde, ata duheshin denuar sa ti thyenin ne veshka. te gjithe genjejne. teknollogjia ben punen e saj, por te jeshe aq prane…! Kryesorit nuk ive faj, por ata pas portes rrine kot. U kujtohet goli yne me Gjermanine?! Atehere nuk kish gjyqtare ne vijen fundore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje