Kristiano Ronaldo vazhdon të jetë në radari e klubeve angleze, për shkak të dëshirës së tij për t’u bërë futbollisti më i paguar në botë. Portugezi përfiton aktualisht rreth 7.98 milion paund neto në vit, thuajse gjysma e asaj që përfiton Samuel Eto’o te Anzhi në Rusi.
Sipas “Daily Mail”, portugezi që mban vendin e 10-të mes futbollistëve më të paguar në botë, kërkon që të ngjitet sa më lart në këtë listë dhe kërkon tashmë një rritje prej 50% të rrogës së tij, për të çuar fitimet neto në 11.8 milion paund në vit.
Por çështja është më e komplikuar, pasi lojtari është i pakënaqur edhe me çështjen e të drejtave të imazhit të tij ku Reali mban 50% të fitimeve, së bashku me sistemin e ri të taksave që do të hyjë në fuqi në Spanjë.
Si fillim, Ronaldo fiton 13.45 milion paund në vit nga të drejtat e imazhit, që do të thotë se efektivisht ai është duke paguar rrogën e tij te klubi madrilen, pasi gjysma e këtyre parave shkojnë në arkat e klubit dhe pastaj i kthehen përsëri atij në formë rroge.
Por edhe kjo do të ndryshojë për shkak të taksave të reja që do të aplikohen në Spanjë nga vitit i ardhshëm. Aktualisht Ronaldo mbrohet nga “Ligji Bekam”, sipas të cilit Real Madrid paguan 24% taksë për rrogën e tij. Por tani ky ligj do të bjerë poshtë dhe taksa është çuar në 52%, me klubin që nuk dëshiron të shpenzojë kaq shumë, duke i kërkuar lojtarit që të bëjë sakrificë ekonomike.
Si rrjedhojë, Mançester Siti dhe Çelsi janë bërë gati për të bërë ofertat e tyre për lojtarin, duke e kuptuar qartësisht se për të siguruar atë duhet të paguajnë më shumë se 80 milion paund që shpenzoi Reali për ta blerë nga Mançester Junajtid. Megjithatë, të dy këto skuadra mund t’i garantojnë futbollistit të ardhura më të mëdha se sa përfiton ai aktualisht në Spanjë, edhe për faktin që Anglia nuk ka taksa aq të larta dhe kjo është arsyeja pse lojtarë si Runi, Ture, Aguero dhe Torres përfitojnë më shumë se ai.
Mjafton qe ta kete edhe Irinen me vete ?
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/irina-shayk-guess.html
vrases leku je more pisanjos.
Nuk e di pse e urrej kaq shume . Edhe sot shenoi 3 gola kunder DEPPORTIVOS. Nuk e pashe lojen dhe e pershendes dhe e pergezoj qe po rivalizon MESSIN ,POR NUK E DI PSE NUK ME NGJIT ,pse nuk e pelqej . Per eurot qe kerkon mire ben se eshte bere deti kos . Ka shume arrogance ky tip ,dhe kur feston golin ben si histerik sikur i drejtohet ndonjerit me vulgaritet dhe me prepotence dhe kapadaillek te madh. VERA tharte PRISH ENEN e VET .
Ti e urren sepse ke komplekse inferioriteti. Ronaldo eshte i gjate kurse ti me siguri je i shkurter. Ai ka sukses me femrat kurse ty me siguri nuk ta varin. Shkurt ai ka gjithcka qe ti do ta enderroje por nuk mund ta kesh kurre. E vej me bast qe ty me siguri te pelqen Mesi. Sepse eshte i shkurter, i shemtuar, me turirin si mi….
Te keshilloj te ndryshosh sjelljen tende ndaj Botes sepse ndryshe do vuash shume. Gjithmone do te kete njerez te bukur dhe te suksesshem dhe ti do mbetesh gjithmone me vrerin tek fyti… Me mire ndrysho.
Te jem si Reali e kalb ne stol,deri kur ti mbaroi kontrata,masanej te kerkoje rritje rroge,mosha i iken dhe te fitoje p.. e nones vet gabeli Portugalise.
Kta jevgjit dhe zezaket e futbollit si ky Ronaldo, Etto, Tevez, Jaja Ture, Aguero etj, etj, apo edhe materjalista si ky boshnjaku Ibrahimovic, jan bo te padurushem. Fitojn 15 – 20 miljon euro ne vit dhe nuk ngopen.
Ne vitet e kalume, yje evropjan si Beckenbauer, Johan Krojf, Myler, Platini, Kigan, Paolo Rosi, Rumenige, Van Basten, Matheus me zor e kapnin milionshin ne vit.