Tito Vilanova ka shkruar dje emrin e në historinë e futbollit të Barcelonës, duke siguruar fitoren e gjashtë radhazi në 6 javët e para të kampionatit. Për momentin, këtë e kanë arritur vetëm Xhejms Bellami (1929-30), Johan Krujf (1990-91), Luis Van Gal (1997-98) dhe Pep Guardiola (2009-10), të gjitha sezone të denja për t’u mbajtur mend. Me përjashtim të të parit, të gjithë të tjerët vazhduan dhe fituan kampionatin dhe ekipet e atyre sezoneve hynë në histori për mënyrën se si luanin.
Vilanova tregoi se ka merita te këto 6 fitore të skuadrës së tij, pasi edhe në ndeshjen kundër Seviljes, zëvendësimi i tij me largimin e Dani Alvesh për të aktivizuar David Vijan ishte ai që i dha shkëndijën skuadrës, me sulmuesin që shënoi golin e fitores. Por trajneri i ka dhënë të gjitha meritat vetë lojtarëve që e ndihmuan të arrinin këtë objektiv të rëndësishëm.
“Vija është absolutisht jetësor për ne. Ai ka një prirje të rëndësishme për të shënuar këto lloj golash. Kjo ishte arsyeja pse e ktheva në një sulmues qendre përsëri. Pas një muaji lojë, gjërat nuk mund të shkonin më mirë për të. Besoj se rreshtimi 3-4-3 që kemi përdorur e ka ndihmuar Vijan të lërë shenjën e tij”, tha tekniku i katalanasve.
“Ky është një kampionat shumë i vështirë dhe është gjithmonë më mirë të kesh një avantazh të ndjeshëm ndaj Real Madrid sesa të mos e kesh. Por kanë mbetur ende edhe shumë ndeshje, ndërsa të dy palët do të kenë ende shumë vështirësi përpara tyre”, tha trajneri i katalanasve duke lënë të kuptohet se diferenca e thellë me madrilenët nuk duhet të ulë ritmin e skuadrës së tij.
e shkrujti arbitri,jo vilanova. DEGJENERIM thuaj
Para se te prekte topin me dore ne golin e dyte, sapo po komentonte qe albitri nuk dha nje prekje te topit me dore nga mbrojtesi kundeshtar, qe mund te ishte edhe penallti. Por keto nuk i interesoje ndonjerit!
na e shpifi kjo barcelona..2m larg arbitri dhe beri sikur nuk e pa qe ai palla i barcelones e preku topin me dore..dhe e kuqja nuk ishte sepse e njejta situate ndodhi dhe me lojtarin e barces dhe i dha vetem te verdhe..e kan degjeneru albitrat komplet