Lionel Mesi ka shprehur dëshirën që të kujtohet nga kolegët e tij më mirë si një mik i mirë se si futbollisti më i mirë në botë. Lojtari ka fituar tre herë radhazi “Topin e Artë” dhe është kandidat për të fituar të katërtin, pasi shënoi shifrën e pabesueshme të 73 golave në të gjithë turnetë me ekipin e Barcelonës në sezonin e kaluar.
“Unë preferoj të fitoj tituj me skuadrën para arritjeve personale apo rekordeve të golave”, tha Mesi në një intervistë për “El Pais”. “Më shumë shqetësohem që të jem një njeri i mirë sesa të bëhem futbollisti më i mirë në botë. Kur gjithçka mbaron, çfarë të mbetet? Kur të dal në pension, shpresoj që të kujtohem si një njeri për së mbari. Më pëlqen të shënoj gola, por më pëlqen njëkohësisht të kem miq mes njerëzve me të cilët kam luajtur”, tha argjentinasi.
Mesi, autor i 10 golave në këtë sezon, ka treguar se pavarësisht lidhjes së madhe që kishte me Pep Guardiolën, ka një admirim të thellë për Tito Vilanovën që e ka zëvendësuar atë në drejtimin e skuadrës.
“Isha i lumtur me lajmin se Tito do të ishte zëvendësuesi i Pep. E njoh atë qëkur isha fëmijë. Tito ishte personi i parë që kishte besim te unë, pasi gjatë asaj periudhe unë isha zëvendësues dhe ai ishte personi që më kaloi te titullarët (te ekipi U-16). Atë e njoh mirë, është një person i çiltër që i thotë gjërat në fytyrë pa problem”.
Në fund, nuk mund të mungonin komentet për ndeshjen e fundjavës kundër Real Madrid, një sfidë që mbart shumë emocione.
“Të mundësh Realin është ndjenja më e mirë, për shkak të rëndësisë që ka kjo ndeshje. Por duhet të kemi kujdes pasi Reali të mbyt në kundërsulme. Ata kanë sulmues shumë të shpejtë dhe kalimi nga mbrojtja në sulm zgjat vetëm 5 sekonda, pastaj vjen goli. Atyre nuk u duhet të luajnë mirë që të të shënojnë tre gola. Jam me fat që njoh Higuain dhe Di Marian. Higuain nuk është në ndeshje, por prek dy herë topin dhe të bën dy gola. Reali i shënon golat nga hiçi”, deklaroi “Pleshti”.
Do kujtohesh si parelli o Meso ?
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/adidas-beckham-messi-d-rose.html
bravo messi ti je maj i miri qashtu mess
bravo messi je lojtari ma i miri i te gjitha kohrave edhe je shpirt njeriu vetem perpara
Mesi eshte nje bytheqire qe s’e ka shokun! I rritur me gjilpera, ai cdo gje mund te jete vetem sportist jo! Si morr bythe…
TI ORE KOMENTUESI I FUNDIT TREGOHU ME I EDUKUAR SE NUK E VENDOS DOT AS TI DHE AS UNE DHE AS NJE NGA NE SE KUSH ESHTE ME I MIRI NE BOTE . JANE TE TJERE ATA QE E VENDOSIN ,KURSE UNE DO TE JAP NJE NKESHILLE : EDHE PERSONA SI TY DUHEN QE TE KUNDERSHTOJNE MEGJITHESE NE ATO QE TI THUA MBAS TEJE JANE 25% TE TIFOZEVE ME TE SEMURE DHE TE SPORTDASHESVE KURSE 75% JANE KUNDER TY. POR JA QE KJO GAZETE NA JEP SHANCIN TE SHPREHEMI ,TE JAPIM MENDIMET DHE NGA ATO QE SHKRUAJME TE TREGOJME SE KUSH JEMI DHE SE SA NA VLEN “LEKURA”!