Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës duhet të marrin shembull nga kolegët e tyre të Gjibraltarit, të cilët kanë arritur të sigurojnë anëtarësimin e përkohshëm në UEFA dhe që nga vitit i ardhshëm mund të kthehen në anëtarin e 54-t të kësaj konfederate.
Nuk ka qenë nevoja për “udhëtime lobimesh”, vizita të panumërta në Nion apo peticione të firmosura nga lojtarë të famshëm. Kolonisë së vogël britanike që numëron 28 mijë shtetas, i ka mjaftuar një apel me një dosje të përpiluar mirë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë për të detyruar UEFA-n të pranojë anëtarësimin e saj, pavarësisht kundërshtimit të fortë të një shteti të fuqishëm si Spanja.
Mbledhja e Komiteti Ekzekutiv të UEFA-s, e mbajtur në Shën Petersburg, ka pranuar se që nga dita e sotme, kolonia britanike e Gjibraltarit është anëtar i përkohshëm i UEFA-s, falë një vendimi të CAS, të marrë që në gushtin e vitit 2011. Vendimi për anëtarësimin e plotë mund të merret vetëm nga Kongresi i UEFA-s në vitin e ardhshëm, por që tani ka pak dyshime që kolonisë britanike prej 28 mijë banorësh do t’i refuzohet anëtarësimi i plotë në Kongres, edhe pse FIFA ka paralajmëruar se nuk do ta njohë atë si anëtare të saj.
Ky vendim i UEFA-s bën të qartë se FFK ka zgjedhur rrugën e gabuar për të siguruar anëtarësimin e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare. Një dosje juridikisht e fortë i ka mjaftuar kolonisë së Gjibraltarit për të siguruar anëtarësimin në UEFA, ndërsa kjo e fundit as që e merr në konsideratë Kosovën, për sa kohë që shteti më i ri në Evropë vazhdon me “strategji lobimi” dhe mbështetjen te miqësitë personale me drejtues të Federatave të ndryshme, duke mos ndërmarrë asnjë veprim aktiv.
Gjibraltari ishte shembulli i qartë se edhe një shtet “i panjohur” në arenën ndërkombëtare mund të anëtarësohet në organizatat sportive botërore, ndërsa Kosova që gëzon mbështetjen e shteteve më të fuqishme në kontinent as që merret në konsideratë, për më tepër refuzohet fuqimisht nga UEFA.
Nuk ka vend per paralele ndermjet Gjibraltarit dhe Kosoves.Gjibraltari ka vite qe kerkon antrsimin e tij dhe kjo gje eshte penguar nga Spanja.Shum e thejshte sot Spanja ska me kundershtime dhe mbaron historia.Ndersa Kosova ka disa voto kunder qe e pengojne ate.
Oh sa mir me ken shqiptar o hej,o hej!
Anmiku i shqiptarve jan shqiptart!
FAKTE:
– Isa Kadare refuzohet nga shqiptart me mar qmimin nobel
– Gjerdan Shaqiri, superylli i ri i bayern munchenit, na po e qujm tradhtar e nuk ban.
– Skanderbegi ka ken 1.5metra i gjat.
– Rita ora asht magjype dhe 1.5 metra e gjat (arion qani, po thojke)
… ka sa te dojsh antishqiptarna.
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/blog-post.html
Zef, meso shqip.
BRAVO ZEF GJECI ,JAM PLOTESISH DAKORT ME TY.Keshtu ka qene eshte dhe do te jete se ne jemi kunder me te mirit ,te aftit e kundro te ndereshmit .
UEFA e ka shume gabim! Kosova eshte pranuar si shtet nga shumica e vendeve perendimore, dhe nuk ka anje arsye te mos pranohet ne federaten europiane. Platini dhe te tjeret po tregojne ate qe ne e kemi mesuar qysh ne fakultet ne vitin 1983. Shqiptaret kane tre armiq te betuar: dy komshijte(Serbet dhe Greket) dhe Francen. Ju mund te thoni cfare te doni por kjo eshte sjellje prej shekujsh.
Pse nuk reagon patrioti i madh Armando Duka tani? Shkon e i jep voten anti-shqiptarit Platini dhe akuzon 19 vjecarin Xhaka per tradhetar.Turp.
O Kuq e zinjet e Shqiptaris edhe FADIL VOKRRI eshte si ARMANDO DUKA kuptoni sa ma shpejta…….kumaregjinje ne sportin kombetare