Antonio Kasano po përjeton një nga momentet më të lumtura të karrierës së tij te Interi dhe sulmuesi e ka pranuar një gjë të tillë, duke treguar rëndësinë që i japin zikaltërit.
“Nuk di të them nëse jam në formën më të mirë të karrierës, ndonëse besoj se nga aspekti i shënimit të golave duhet të them po. Në karrierën time nuk kam dhënë kurrë 100% por edhe kështu nuk kam probleme. Te Interi më kanë bërë të ndjehem i rëndësishëm, nga punëtori i thjeshtë deri te Presidenti i klubit. Për mua ishte e rëndësishme të shkoja te Interi. Kam shumë armiq në botën e futbollit por te Interi më duan”, tha futbollisti që ka shkuar te skuadra për të cilën bën tifo.
Kasano nuk e ka harruar të kaluarën e freskët si futbollist i Milanit, skuadër të cilën do ta ketë si kundërshtare në derbin e fundjavës. Lojtari nuk kursen thumbimet ndaj kuqezinjve, nga të cilët është ndarë mes polemikave.
“Te Milani nuk më bënin të ndjehesha i rëndësishëm. Doja të luaja, ose të paktën të ishin të qartë me mua. Por me ish-shokët e ekipit kam raporte të mira, flas shpesh me Ibrahimoviç, Jepes dhe sidomos me Tasotin. Zlatan duhet ta falënderoj në veçanti, po të mos ishte ai që më sponsorizonte, nuk e di se sa do të kisha luajtur te Milani”, siguroi sulmuesi, i cili më pas ka bërë parashikimet e futbollit për këtë vit.
“Shpresoj që titullin këtë vit ta fitojë Interi, edhe pse Juventusi në këtë moment nuk ka rivalë. Milito do të fitojë renditjen e golashënuesve, Barcelona do të fitojë Ligën e Kampioneve. Mesi, që sipas meje është më i fortë se Maradona, do të jetë i jashtëzakonshëm edhe për 10 vitet e ardhshme”, ishte parashikimi i Kasanos.
Interesante eshte se golin e pare ne Serine A, Kasano e ka shenuar kunder Interit
Tipik Barez. Sa ishte te milani i thurte elozhe asaj skuadre ndersa tani thot qe nuk me trajtonin mire, harroi kujdesin e klubit kurr u semur.Harron qe ishte Milani dhe drejtuesit e saj qe e ngriten ne keto nivele qe eshte tani sepse ishte komplet i mbaruar kur lozte me Sampdorian.Bukeshkale ti dhe raca jote.Mortaci tue do te thonin italianet.
Kasano legen ishe legen ngele , ti je je futbolliste rrugaçe . Nuk jam as Milanist as Romanist as Realist e as Dorjan . Po ti kudo qe ke shkuar e je larguar je larguar duke i shara ate qe jan kujdes per ty edhe te kan dhene me shume se ti ke dhene per keto ekipe . Ishe ti more rrugaçe Bari qe pasi Milani u ujdes per ty ne spital i deklarove perjetesi edhe thoshe qe ska si Milani . Rrugaçi rrugaçe ngelet si zorre thari zorre thare