Presidenti i Atletiko Madrid, Enrike Cerezo, ka bërë të qartë se do të bëjë maksimumin që Radamel Falkao të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së tij edhe në të ardhmen, ndonëse sulmuesi kolumbian është kthyer në objektivin e merkatos së shumë klubeve të njohura në Evropë. Atletiko aktualisht mban vendin e dytë në renditje në Spanjë dhe shumë prej rezultateve të arritura në këtë sezon janë meritë e 7 golave të shënuar nga Falkao.
“Falkao është sulmuesi më i mirë në botë. Nuk është se e them vetëm unë, ka prova për një gjë të tillë. Ju garantoj se as unë e as ndonjë tifoz tjetër i Atletiko Madrid nuk do të ndërronte kurrë Falkaon as për Mesin e as për Kristiano Ronaldon. Falkao është më i miri, shumë e kërkojnë por ai luan me Atletiko dhe jemi shumë të lumtur që e kemi këtu”.
Numri 1 i Atletikos është i bindur se skuadra e tij mund të bëjë më shumë se kaq dhe të jetë një konkurrente e denjë me Barcelonën e Real Madrid që kanë dominuar tërësisht futbollin spanjoll në vitet e fundit.
“Mund të them se jemi shumë të motivuar dhe me dëshirën për të fituar. Kjo skuadër ka shumë uri për fitore. Nuk jemi një rival i lehtë për askënd dhe nuk do t’i dhurojmë asgjë askujt. Po ecëm me këtë hap, Atletiko do të arrijë objektiva të rëndësishëm në këtë sezon. Për kë bëjmë tifozllek në “El Clasico”? Për askënd, nuk na intereson si ndahet. Mendojmë si të mundim Malagan, ajo ka rëndësi”, tha presidenti i Atletiko Madrid./lajmeshqip
Falkao eshte yll dhe si sulmues i mirefillte eshte edhe me i mire se Messi. Atletiko nuk duhet ne asnje menyre ta shese per me pak se 150 milione euro, meqe inglezet kane shume para, le te krruajne fort xhepat, ndryshe te pirdhen se s’ka ulje!!!
Ik re bej shurren ti,edhe dhelpra bishti im thot por ti e di mir qe Mesi eshte 1 dhe kete nuk e luan as topi
P SE HANI M….T DHE LAKONI MESSIN. MESSI NUK KA NEVOJE PER REKLAME .edhe SIKUR TANI E MBRAPA TE JETE NJE I RENDOMTE DHE TE MOS VLEJE ME ME SI ME PARE ,AI DO NGELET IKONE E PAPREKESHME . LE TE DALIN SA TE DUASH LOJTARE TE DHUNSHEM SI PUNA E RONALDE-s e co. MERRNI VIDEOT E 9 LOJTAREVE TE TJERE QE JU PRETENDONI SE JANE ME TE MIRET ,I SHIKONI E I KRAHASONI ME MESSIN DHE PASTAJ FLISNI. MESSI ESHTE PROBLEM I MBYLLUR. ESHTE NUMRI 1 . FILLOJENI NUMERIMIN NGA NUMRI 5. HAJT TE PASHA HAJRIN !!!
Po ti avash, o njeri, se per pune sporti po flasim!
Messi eshte njeri prej billave, topthave, se te gjithe futbollistet e Barces jane zgjedhur ne masen e tij, sa te nje topthi…!
Ibrahimovicin e perzune menjehere, se ishte shtat lart! Te vetmin gjatovil tek ky ekip, Maskeranon, e mbajten se luan ne mbrojtje, larg Messit!
Me barcen eshte e veshtire te fitosh, kjo dihet, por a e keni vene re: asnje kenaqesi s’te jep me loja e tyre: si loje femijesh kukulla! Si quhet ajo loja me gozhde te ngulura ne nje fushe druri…?!
Ronaldo eshte tjeter, ka lezet kur merr topin, nis levizja, ka gjalleri njerezish or vella, dhe shkeputja, per pune tri sekondash ka dale te rrjeta!
Falkao eshte edhe me rrenqethes, pse te mos e pranojme?! Fajkua fare! E keni vene re: e pelqejne absolutisht te gjithe, edhe ata qe pelqejne Messin e Ronaldon!
Me vjen keq per Messin, por se çfare i mungon atij njeriu per te dhuruar kenaqesi edhe tek kundershtaret e tij!