Ramos sfidon përsëri Murinjon

2 Tetor 2012, 17:35Sport TEMA

Serxho Ramos duket se i ka shpallur luftë të hapur Zhoze Murinjos. Pas insistimit të një dite më parë se nuk do të ndryshonte ide dhe do të vazhdonte në rrugën e tij, mediat spanjolle kanë zbuluar se ai ka sfiduar përsëri trajnerin portugez.

Pamjet filmike kanë treguar se mbrojtësi spanjoll mbante veshur gjatë pjesës së dytë kundër Deportivos, fanellën e Mesut Ozil, i cili ishte zëvendësuar nga trajneri portugez në pushimin e takimit.

Objektivi i Ramos ishte i qartë, të shënonte gol dhe pastaj ta festonte atë duke treguar fanellën e shokut të skuadrës për t’ia dedikuar atij. Kjo ishte një sfidë direkte ndaj Murinjos, i cili ka kritikuar shpesh gjermanin për paraqitjet në këtë sezon dhe e kishte bërë një gjë të tillë edhe në pushimin e ndeshjes para se të aktivizonte Kaka në vend të tij.

 

Duket se kjo situatë nuk i ka pëlqyer aq shumë trajnerit portugez dhe tashmë Ramos rrezikon të përfundojë përsëri jashtë formacionit, ndonëse aktualisht është një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Gazeta “Marca” ka sqaruar se kjo është arsyeja pse të dy kanë shkëmbyer batuta në distancë gjatë ditëve të fundit.

“Ramos më pëlqen kur është i përqendruar në lojë”, ishte thumbimi i Murinjos, ndërsa mbrojtësi nuk ia përtoi të përgjigjej. “Unë kam ndërgjegjen e pastër sa herë që hyj në fushë, pasi sjellja ime ka qenë gjithmonë e shkëlqyer”, ishte kundërpërgjigja e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje