Juventusi vazhdon të interesohet për Didier Drogba, me synimin për të afruar sulmuesin gjatë merkatos së janarit. Lajmi konfirmohet në faqet e gazetës “Tuttosport”, sipas të cilës, bardhezinjtë kontrollojnë vazhdimisht situatën në klubin kinez, Shangai Shenhua, ku aktualisht gjendet lojtari afrikan.
Drogba fiton një shumë të çmendur për financat e Juventusit, rreth 1 milionë euro në muaj. Por kriza në radhët e skuadrës kineze duket se ka rifilluar e për këtë arsye edhe vetë lojtari është mërzitur me situatën e krijuar dhe këto debate të panumërta mes drejtuesve.
Futbollisti nuk ka një klauzolë largimi në kontratën e tij me skuadrën kineze, por nëse klubi vazhdon të mos respektojë afatet e pagesës së rrogës së tij, ai mund të jetë i lirë të largohet duke ndërprerë në mënyrë të njëanshme marrëveshjen dyvjeçare që nënshkroi 3 muaj më parë.
Drejtuesit e Juventusit janë të ndërgjegjshëm që do ta kenë shumë të vështirë gjithsesi për të siguruar lojtarin, pasi ai ndiqet me vëmendje nga klubet më në zë të Evropës. Mjafton të kujtosh që në garë për shërbimet e tij janë edhe Mançester Siti, Liverpul e sidomos Real Madrid, i cili është i avantazhuar falë miqësisë që ekziston mes lojtarit dhe trajnerit Zhoze Murinjo./lajmeshqip
Juve e meriton nje futbollist si Drogba