Tre futbollistë shqiptarë janë ftuar në përfaqësuesen e Maqedonisë për dy ndeshjet e ardhshme eliminatore për botërorin “Brazili 2014”. Maqedonia më 12 tetor pret Kroacinë, ndërsa katër ditë më vonë Serbinë. Te Maqedonia janë ftuar sulmuesit Agim Ibraimi (Maribor) e Ferhan Hasani (Wolfsburg), si dhe mesfushori Muhamed Demiri (Thun). Te Përfaqësuesja e Finlandës për ndeshjen e ardhshme janë ftuar mesfushori Përparim Hetemaj (Chievo) e sulmuesi Njazi Kuqi (Atromitos).
Finlanda më 12 tetor pret Gjergjinë në ndeshje eliminatore. Për Shpresat (U-21) e këtij vendi është ftuar mbrojtësi Lum Rexhepi (Honka). Sulmuesi i Salzburgut, Valon Berisha, është ftuar te U-21 e Norvegjisë për ndeshjet e plejofit për kualifikim në evropian. Norvegjia më 12 e 16 tetor takohet me Francën. Skuadra më e suksesshme kualifikohet në evropianin e vitit tjetër. Te Shpresat e Suedisë, po për ndeshje të plejofit është ftuar mesfushori Astrit Ajdareviç. Suedia në plejof takohet me Italinë.
ndofta duhet edhe pak kohe dhe cdo ekip kombetar europian do te kete nje shqiptar te pakten. Shkelqyeshem !!!
Edhe Serbia ka nje shqiptar me mbiembrin Sulejmani nese s’gaboj . Plus Mali i Zi po ashtu luan me disa shqiptare .
Miralem Sulejmani qe luan me Ajax, nuk eshte shqiptar, por goran. Kjo eshte aresyeja qe ai luan me Serbine.
Origjina e tij eshte e njejte me ate te Namik Dokles dhe Flamur Nokes.
Jane sllave myslimane. Shume te eger ndaj shqiptareve.
montebello parka canada goose canada goose heli arctic parka goose down jacket canada goose jakke til salg canada jackets chilliwack bomber canada goose geese be gone sportsmaster canada goose
canada goose banff parka