Pele insiston: Neimar ka më shumë talent se Mesi

4 Tetor 2012, 17:05Sport TEMA

Pele vazhdon të jetë i bindur se ylli i futbollit brazilian, Neimar, është një lojtar më i mirë se Lionel Mesi, ndonëse thuajse gjithë bota e mendon ndryshe nga ish-futbollisti i famshëm. Në një intervistë të dhënë për “FOX Sports”, Pele ka pranuar se aktualisht Mesi është lojtari më i mirë në botë, por Neimar ia kalon në teknikë.

“Neimar është teknikisht më fortë se Mesi. Ai shmanget majtas e djathtas, gjuan topin me të dy këmbët, është i mirë edhe me kokë… Mesi ka më shumë eksperiencë, i mendon shumë shpejt veprimet. Të dy janë lojtarë të mëdhenj”.

“Sot futbollistët janë ndryshe nga njëri-tjetri, si shembull janë Mesi dhe Kristiano Ronaldo. Loja e tyre nuk ka asnjë pikë të përbashkët. Ronaldo është më shumë një sulmues, një golashënues si Vava. Mesi vjen nga mbrapa, ndaj nuk mund t’i krahasosh. Disa vite më parë, lojtari më i mirë ishte Zidan, që ishte më i kompletuari në atë periudhë. Para tij ishin Krujf, Bekenbauer, Best, Pele, Didi, Vava… Mesi është aktualisht më i miri”, tha ai duke preferuar që të mos bëjë krahasime mes tij dhe futbollistëve aktuale.

Por i pyetur se ku do të dëshironte të luante po të ishte aktualisht një futbollist, Pele ka qenë mjaft i shpejtë në përgjigjen e tij. “Sigurisht që të Barcelona! Aty gjithçka është më e lehtë”.

Në fund, ai iu kthye përsëri diskutimit mbi Neimar, duke e këshilluar atë të shkojë në Evropë, por jo në kampionatin anglez apo gjerman, ku futbolli është shumë fizik.

“Unë jam dakord që ai të shkojë në Evropë. Por vitin e kaluar, kur i erdhi një ofertë nga Anglia unë e nxita që të mos e pranonte, pasi Neimar është një lojtar i shkëlqyer, por jo për lojën fizike të Anglisë. I thashë atëherë që të qëndronte më mirë te Santos që të fitonte eksperiencë. Por tani, për Neimar dhe çdo lojtar tjetër, këshilloj të shkojë në Spanjë, Holandë apo Francë”, deklaroi Pele. (L

5 komente në “Pele insiston: Neimar ka më shumë talent se Mesi”

  1. leka says:

    Pele i bie deres,per te degjuar qilari:Neimar eshte me i mire se Mesi,por jo me i mire se mua.Ai do te erresoje Mesin,qe tani eshte me i mre se Pele,nepermjet Neimarit.Nuk ma merrte mendja qe zezaket te jene kaq re djallezuar.

  2. erdi says:

    ZILIQAR i Qelbet.

  3. TOTILA says:

    O LEGEN BYTHZI ! TANI PO E HEQ ” MASKEN” O SKLLAV .PO CFARE MUTI KE QE TE KA HEDHUR PERENDIA TEK MESSI. MESSI KUR TI PELE LEGENI MENDOJE TE GJUAJE MESSI E KISHTE BERE GOL TOPIN . O DEFICIENT O I SEMURE ,QE E LE FUTBOLLIN ME KOMBERAREN 30 VJEC E 8 MUAJ DHE KU . E LE NE BEOGRAD SE TI MORE BYTHZI MENDOJE SE JUGOSLLAVIA KISHTE EKIPIN ME TE MIRE NE BOTE PAS BRAZILIT . DHE A E DINI SE CFARE KY PEOR ……..DHA MENDONTE SE LOJTARI ME I MIRE NE BOTE PAS TIJ NE ATE KOHE ISHTE GEORGE BEST. O PELA TI MUND TE THUASH CTE DUASH EDHE NE SE RONALD-a ja kalon MESSIT ME SHENIMIN E GOLAVE AI KURRE NUK DO E ARRIJ MESSIN SE MESSI QE TANI ESHTE NJE GJENI ESHTE MBINJEREZOR ,I PA ARRITSHEM . O PELE PO SI S’TE VJEN TURP AS NGA BECKENBAUER , MULLER FERGUSON KAPELO , RONALDO “FENOMENI ” TRAJNERI AKTUAL I BRAZILIT E SA E SA TE TJERE . O PORDHALEC KE TE NJEJTEN LLOGJIKE SI DHE KOLONIZATORET E TU SI RONALD-a dhe MASKARAI MURINJO . TURP TE KESH . PO ME KETO QE THUA NUK BEN GJE PO PO SHKON NE ORIGJINE . O SKLLAV I VEHTES TENDE . FUTBOLLIN TEND TE BRAZILIT T’A DEGJENEROI JO VETEM HOLLANDA E TE MADHIT JOHAN CRUIFIT , por dhe POLONIA E GREGOR LATOS . IK SE NA HAPE BARKUN . PO PSE ATEHERE KERKON NEYMAR QE TE LUAJE TEK BARCELONA !!??

    1. Jurgen says:

      Po ti debil ngele duke shar Pelen.

  4. DIRSEU says:

    po pse kush ka qene ky pelja qe po u pelqeka kaq shume . nje 72 vjecari nuk i ka lezet te pergojoji sternipat e tij nga 24 vjecare . ai ngelet ashtu sic ka thene parathenesi i mesiperm. ai pelja po behet gaztor .asnjeri ne moshen e tij nuk leshoh bajga nga goja sikurse pelja . pse i djeg peles apo se ka bere 1228 gola me topa rrecke dhe me femijet e brazilit . ai me asnje ekip ku ka luajtur si me santosin e tij dhe si me kombetaren dhe me kozmosin nuk ka vendosur asnje rekord . si ka mundesi qe shenuesi me i mire i boteroreve eshte MULLER me 14 gola ne 2 boter qe doli vetem njehere ne finale ne ’74 ,kurse pelja ka mare pjese ne 4 boterore dhe ka mare 3 tituj bote, por i ka mare ne kohen e nuhut . kush mund te me jap pergjigje ? doni pergjigje . krahasoni videot e peles dhe te MESSIT dhe pastaj flisni. kur te mbaroni do te shikoni qe golat e peles duken sikur vijne nga perseritja ,kurse te MESSIT JANE qe te gjithe spektakolare dhe magjepes. NEYMAR eshte lojtar me shume te dhena dhe vizionar dhe do te arrije t’i afrohet MESSIT ne se luan me BARCELONEN ,per te cilen e ka shprehur deshiren sepse MESSI eshte djale shume i edukuar dhe do t’a ndihmoje NEYMARIN QE TE RRITET AKOMA dhe te perfeksionohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje