Orlando Cruz është një nga boksierët e rinj më të talentuar. Portorikani deri më tani ka 18 fitore, 2 humbje dhe 1 barazim. Por, përveç kësaj, ai është bërë i njohur për faktin se është gay, një gjë e rrallë kjo në botën e boksit. Këtë gjë Cruz e ka deklaruar vetë.
“Kam qenë gjithmonë gay dhe për këtë gjë jam krenar, ashtu siç jam krenar për faktin se jam portorikan. Nuk dua të fshihem, e publikova këtë fakt tani që karriera ime është në ngritje. Dua të jem modeli më i mirë për të rinjtë që shohin tek boksi një mundësi të madhe profesionale”, ka thënë Cruz, duke u bërë kështu boksieri i parë që deklaron se është gay.
Shikoni kur te deklarohet dhe Pirro Dhima qe i bie defit ne greqi.
pse s’thu qe do ta kthesh boksin ne mundje tash…………