Trajneri i Holandës, Luis Van Gal, ka konfirmuar se ndeshjet miqësore të vitit 2013 ndaj Kinës dhe Indonezisë. Këto dy takime janë planifikuar si përgatitje për pjesëmarrjen në Botërorin 2014. Zëdhënësi për shtyp i Federatës Holandeze, konfirmoi zhvillimin e këtyre takimeve, por theksoi gjithashtu se “datat, orët dhe vendndodhja e tyre” ishin për t’u përcaktuar ende
Van Gal bëri të qartë se mendon që ky turne ka një rëndësi ekonomike, ndërsa mund të shërbejë për të parë më mirë lojtarët e kombëtares U-21 që merr pjesë në Evropianin e vitit të ardhshëm.
“Mendoj se Kina dhe Indonezia janë dy kundërshtarë me të cilët fitohen para. Ne udhëtojmë për këto ndeshje edhe për shkak të promovimit të planit tonë rinor, por edhe për çështje ekonomike. Janë shumë kompani që do të udhëtojnë me ne për organizimin e këtyre takimeve”.
Sipas tij, këto takime kanë të bëjnë shumë pak me Botërorin 2014, ku si përgatitje para turneut do të luhet ndaj rivalëve më të fortë.
“Për shkak të këtyre ndeshjeve, unë jam i lumtur me takimet që kemi ndaj skuadrave si Gjermania, Italia, Anglia e Portugalia. Këto janë ekipet kundër të cilave do të dëshiroja të luaja gjithmonë. Kina dhe Indonezia janë ndeshje të tjera. Për ta, këto janë ndeshje të mëdha, por ne i bëjmë ato vetëm se na japin para”, pranoi Van Gal.