Murinjo fajëson Iniestan për mërzinë e Ronaldos

6 Tetor 2012, 11:15Sport TEMA

Zhoze Murinjo ka zbuluar në një intervistë për CNN se mendon që arsyeja për të cilën Kristiano Ronaldo deklaroi se ishte i mërzitur, ishte pikërisht mungesa e vlerësimit me çmimin “Lojtari i Vitit në Evropë”, që u fitua nga Andres Iniesta.

Sipas trajnerit portugez, futbollisti i Realit kishte të drejtë të reagonte në këtë mënyrë pasi e meritonte trofeun më shumë se spanjolli i Barcelonës.

“Nuk di të them me saktësi 100% nëse është kjo arsyeja e vërtetë e mërzisë së Kristiano. Por mund të them me siguri që Kristiano Ronaldo është një lojtar fantastik që ka zhvilluar një sezon brilant. Edhe Iniesta është një lojtar fantastik, për këtë nuk kam dyshime. Por sezoni i Iniestas nuk ishte i mirë, ai thjesht zhvilloi një Evropian të mirë. Fitoi Euro 2012, por ai është një turne që zgjat 3 javë. Për këtë arsye mendoj se Kristiano kishte plotësisht të drejtë që të zëmërohej për vendimin që nuk iu dha atij çmimi”, shpjegoi Murinjo.

Më pas, trajneri i katalanasve nuk ka ngurruar të bëjë disa batuta rreth futbollistëve që ka në radhët e skuadrës së tij, duke shpjeguar se jo të gjithëve u pëlqen jeta e luksit të shfrenuar.

“Gonzalo Higuain është futbollisti më i thjeshtë që kam në ekip. Po të kishte mundësi, do të vinte i veshur me pizhame në stërvitje”, ishte batuta e Murinios që vlerësoi më pas edhe Esien, duke e cilësuar personin që i beson më shumë në skuadër. “Do ta lija pa frikë të kujdesej për fëmijët e mi”, tha Murinjo për lojtarin që huazoi nga Çelsi gjatë merkatos së verës.

4 komente në “Murinjo fajëson Iniestan për mërzinë e Ronaldos”

  1. TOTILA says:

    CFARE PISI ,DFARE XHELOZI ,CFARE NDYRESIRE . PO A MUND TE KRAHASOHET RONALD-a JOTE O RRUGAC ME NJERIUN DHE MAGJIKUN INIESTA ? INIESTA ESHTE NJE ZOTNI DHE FIFA APO UEFA BERI MIRE QE I DHA TITULLIN . PO PSE QURRAVECIA RONALD-a prandaj merzitet qe te mar TOPIN E ARTE TANI ? PO I TAKON MESSIT PERSERI QE KA THYER TE GJITHE REKORDET NE FUTBOLL PER TE GJITHA KOHERAT .. CFARE DUHET TE BEJE TJETER NJE FUTBOLLIST QE TE MAR TOPIN E ARTE ,PERPOS SE TE SHENOJ GOLA ? . MESSI SHENOI SHIFREN E FRIKESHME PREJ 83 GOLASH!!!

    1. ronaldo says:

      normal qe e meritonte ronaldo titullin…ai mund te jete rrugac por eshte ‘rrugac’ dhe ne fushe…

  2. skifteri says:

    Nqs.uefa do te jepte ndonje titull per rrugacin ose fodullin me te madh Ronaldo kurva do ta meritonte plotesish….Morinjo e Ronaldo te dy nje rrace muti jeni…..

  3. Nje tifoz says:

    Nuk ka krahasim mes Injestes dhe Roanldos. Injesta eshte me i kompletuar,eshte inteligjent ,ndersa Ronaldo eshte i shpejte dhe i forte fizikisht. Sikur edhe gjyshi im te luaj perpara e te pres topa nga mbrapa do te shenoje. Pra nuk behet krahasimi mes virtuozit Injesta dhe megalomanit Ronaldo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje